Kapitullon Shqipëria, Izraeli
shënon tre gola në Elbasan

Kapitullon Shqipëria, Izraeli<br />shënon tre gola në Elbasan
Shqipëria pëson një humbje të rëndë në Elbasan përballë Izraelit me rezultatin 0-3 duke i dhënë lamtumirën për momentin vendit të tretë në grup, por edhe shanseve për t'u kualifikuar në Botërorin e Rusisë.
 
Kuqezinjtë zhvilluan ndeshjen më të dobët në këto eliminatore përballë një kundërshtari relativisht të vështirë, por dalja e dy lojtarëve me kartona të kuq dhe gafat i dhuruan fitoren Izraelit.
 
Kombëtarja e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar me Balajn dhe Llullakun, por në të 18' u përmbys gjithcka, pasi Gjimshiti shkaktoi një penallti, por arbitri nuk u mjaftuar me kaq, pasi e nxori nga fusha edhe me karton te kuq.
 
Nga pika e bardhë Zahavi goditi saktë duke shënuar golin e parë, teksa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
 
Në pjesën e dytë u shpresua se Shqipëria do të përmbyste ndeshjen, por humbja u thellua.
 
Në minutën e 55' sulmuesi izraelit Zahavi pretendon për një penallti, por portieri shqiptar në gjaknxehtësi e godet me kokë dhe arbitri akordon penallti për miqtë dhe nxjerr Berishën me karton të kuq.

Dalja e Berishës me karton të kuq ndërlikoi misionin, por Alban Hoxha priti penalltinë duke mbajtur të gjallë shpresën për një pikë të paktën.
 
Megjithatë, Izraeli shënoi edhe dy herë me Daniel Einbinder dhe Atar në minutat e fundit duke shuar shpresat e kuqezinjve.
 
Në ndeshjet e tjera në grup Italia dhe Spanja fituan, ndërsa tashmë Shqipëria ndodhet në vendin e 4 me 6 pikë.



Zhvillimet minut pas minute nga ndeshja Shqipëri-Izrael

90' Mbyllet ndeshja, fiton Izraeli 0-3

82' Atar shënon golin e tretë për Izraelin ndaj Shqipërisë.


66' Daniel Einbinder shënon golin e dytë për Izraelin. Hoxha grushton topin pas krosimit të miqve, por topi kthehet në këmbët e Daniel Einbinder, që e dërgon në rrjetë.

[gallery]19631[/gallery]




55' Alban Hoxha futet në fushë pas daljes me karton të kuq të Berishës dhe pret penalltinë e Izraelit.



55' Goditi me kokë Zahavin, largohet me karton të kuq Berisha, penallti për Izraelin.


[gallery]19630[/gallery]

54' Përplasje kokë më kokë mes Zahavit dhe Berishës.
 
53' Zahavi pretendon një tjetër penallti, arbitri vazhdon lojën.
 
50' Llullaku ka një rast të mirë për të rrezikuar seriozisht portën mike, por ndalohet.
 
48' Shqipëria në sulm në kërkim të golit të barazimit.
 
45' Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45' Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Izraelin

[gallery]19629[/gallery]
 
44' Shqipëria zgjohet në fund duke rrezikuar me Llullakun dhe Balajn, por bllokohen nga miqtë.

40' Memushaj nga këndi, godet Balaj, pret portieri mik.
 
39' Shthuret mbrojtja kuqezi, Izraeli pranë golit të dytë, fillimisht pret Berisha, Einbiner gjuan pas kthimit të topit duke e dërguar në tribunë.

38' Shqipëria e pa përgatitur kur humbet topin, vendosje e gabuar në zonë.
 
37' Xhaka e tepron me topin dhe driblimet, humbet topin.
 
36' Agolli kroson në zonë, por mbrojtja mike largon topin dhe rrezikon nga zona.
 
35' Izraeli më i lirshëm në fushë. Shqipëria tjetër gabim në fushë, Izraeli zbret me shpejtësi, por Zahevi gabon duke mos rrezikuar portën kuqezi.

32' Karton i verdhë për Llullakun, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.
 
30' Tjetër rast i mirë për Izraelin, Hysaj shpëton kombëtaren nga një tjetër moment i rrezikshëm

26' Izraeli rrezikon sërish duke lëshuar një tjetër silurë drejt portës Einbiner, por Berisha ka pritur në dy kohë.

18' Zahavi merr përsipër penalltinë duke e ekzekutuar me saktësi. 0-1 për Izraelin.


16' Penallti për Izraelin. Gjimshiti largohet me karton të kuq, pasi pengoi në zonë Zahavin.

15' Kukeli tenton një gjuajte nga jashtë zone, por jashtë kuadratit. Dëmtohet Roshi pas një përplasje në zonën mike.

12' Izraeli qetëson lojën, nuk nxitohet duke qarkulluar topin me qetësi për të gjetur zona të lira për të goditur.

8' Shqipëria kontrollon lojën në mesfushë, Roshi avancon nga krahu i djathtë, por Llullaku dhe Balaj nuk arrijnë të godasin.

4' Shqipëria në sulm, kërkon golin që në minutat e para

3' Llullaku lëshon goditjen e parë në portën Izraelite, por nuk ishte e fortë duke mos rrezikuar

20:45 Nis në Elbasan ndeshja Shqipëri-Izrael

[gallery]19627[/gallery]

Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com



20:28 Dy ekipet bëjnë stërvitjen e fundit para ndeshjes

[gallery]19626[/gallery]

Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

20:10 Atmosfera pak minuta para ndeshjes nga stadiumi i Elbasanit





19:55 Formacioni i Shqipërisë dhe Izraelit
 Formacioni
19:22 Mbërrin Izraeli në Elbasan
Ka mbërritur në stadiumin e Elbasanit edhe ekipi i Izraelit nën masa të rrepta sigurie, por nuk ka pasur asnjë incident.

[gallery]19625[/gallery]

Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com



18:22 Tifozët: Sonte do fitojmë 2-0
Tifozët shprehen optimistë para ndeshjes dhe presin një fitore të Shqipërisë. "Besoj që sonte do të fitojmë përballë Izraelit dhe kam besim se do të kualifikohemi në Rusi 2018. Sonte besoj se do të fitojmë 2-0 nëse nuk do të bjerë shi, ndërsa në do të ketë shi do të fitojmë 2-1".
 
Ndërsa përsa i përket ndeshjes së Kosovës, nga nja tifozët thekson se "Kemi vetëm një kombëtare, Kosova përfaqëson vetëm një krahinë të Shqipërisë".

[gallery]19624[/gallery]





18:15 Atmosfera në Elbasan para ndeshjes
Helmeta, armatosje maksimale, qenë anti- eksploziv, agjentë të SHISH e Mossad, por mbi të gjithë edhe mbi 2000 forca.
 
Kjo është panorama që ofron stadiumi 'Elbasan Arena' pak orë para ndeshjes. Tifozët prej një ore kanë filluar hyrjen në stadium nën kontrolle të rrepta nga policia.
 
Mbështetësit kuqezinj janë ata që po vuajnë më shumë nga masat, pasi duhet të qëndrojë në stadium për disa orë para ndeshjes duke shpresuar mos të ketë reshje shiu.
 
Tifozëve u lejohet në stadium vetëm një mushama për shiun dhe asgjë tjetër.
 
Por, pavarësisht kushteve dhe masave të forta, tifozët kuqezinj të veshur me simbolet kombëtare kanë ndezur atmosferën në stadiumin 'Elbasan Arena'.
 
Ndërsa 45 minuta para ndeshjes pritet që të mbërrijnë ekipet nga Durrësi dhe Tirana ku janë akomoduar.





17:15 Izraeli stërvitet në katin e 23 të hotelit në Tiranë dhe lutet për sfidën
Masat ekstreme nga frika për sulme të mundshme terroriste nga celulat e ISIS në Shqipëri kanë bërë që ekipi i Izraelit të stërvitet në kushte të pazakonta.
 
Federata e Futbollit të Izraelit ka publikuar disa foto në faqen e saj zyrtare duke i shoqëruar me statusin "Stërvitja në nivelin më të lartë të mbajtur ndonjëherë, në katin e 23 në Hotelin ku është akomoduar në Tiranë, pamje e mrekullueshme nga shiu".
 
Ekipi i Izraelit zhvilloi dje stërvitjen e fundit në fushë në Elbasan, por për shkak të kushteve të sigurisë më shumë përgatitjet janë përqendruar brenda hotelit.
 
Ndërkohë që në faqen e Federatës Izraelite janë shpërndarë edhe disa video ku ekipi lutet para ndeshjes me Shqipërinë.

Për ndeshjen e sotme në 20:45 janë angazhuar mbi 2000 forca policie dhe agjentë sekretë.

[gallery]19623[/gallery]





15:15 Gatishmëria për ndeshjen në Elbasan
Policia e Shtetit e gjitha në këmbë në gatishmëri të ekipit të Izraelit që sonte do të luajë përballë Shqipërisë.
 
Për të ndjekur nga afër përgatitjet për mbarëvajtjen dhe sigurinë maksimale të ndeshjes për të shmangur incidentet është i pranishëm prej paradites së sotme edhe Drejtori i Policisë, Çako.
 
Në gatishmëri për ndeshjen do të jenë mbi 2 mijë forca policie dhe një numër i madh agjentësh nga shërbimet Inteligjente shqiptare dhe ai i Izraelit, Mossad.

[gallery]19619[/gallery]


[gallery]19618[/gallery]



15:05 Ndeshja Shqipëri- Izrael, orët kur bllokohet tuneli i Elbasanit 
Policia e Shtetit bën me dije se për t’ju ardhur në ndihmë tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan për të parë ndeshjen Shqipëri-Izrael, tuneli i Elbasanit do të mbyllet në orën 17:30.
 
Ndërsa lëvizja nga Elbasani për në Tiranë, nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17:00.
 
Pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të kryhet nga Durrësi.
 
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtien e këtij aktiviteti sportiv, me të njëjtin përkushtim e seriozitet si për çdo ndeshje tjetër ndërkombëtare që është zhvilluar në vendin tonë.



14:00 Shqipëri-Izrael, kompanitë e basteve favorizojnë ekipin shqiptar
Per ndeshjen eliminatore per Boterorin 2018 Shqiperi-Izrael, qe do te luhet sot ne oren 20.45 ne stadiumin “Elbasan Arena”, kompanite e basteve me kuotat e tyre favorizojne ekipin shqiptar.

Ja disa prej kuotimeve te  dites se sotme:

1         x          2

Bwin               2,25    3,20    3,40

Eccobet          2,45     3,10     3,10

Lottosport     2,35     3,15       3,05

Bet65             2,25     3,25      3,60 

Konferenca dje
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes shprehet se ekipi do të zbresë në fushë vetëm për fitore, pasi nuk janë të kënaqur me vendin e tretë.
 
Ndryshimi i stadiumit nuk përbën problem, madje ‘Elbasan Arena’ na sjell fat.
 
Çështja e sigurisë së lartë nuk është problem për ne.
 
Roshi dhe Sadiku janë në gjendje për të luajtur një ndeshje në stërvitje por nuk e dimë akoma nëse janë gati për loje. Do ta merrni vesh nesër.
 
Deklaratat para ndeshjeve, janë gjithmonë taktike. Ne do të luajmë me formacionin më të mirë përballë Izraelit.
 
Ekipi nuk është i kënaqur me vendin e tretë në grup, prandaj kërkojmë kualifikimin në botëror
” deklaroi ai nga Elbasani, ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Trajneri i ekipit të Izraelit, Elishan Levi dhe kapiteni i skuadrës Zahavi kanë vlerësuar maksimalisht përballjen me Shqipërinë, ndërsa ndeshjen nuk e cilësojnë vendimtare për fatet e grupit, pasi janë edhe shumë ndeshje të tjera përpara.
 
Të dyja ekipet kanë 6 pikë dhe nuk është vendimtare për vendin e tretë dhe të dyja duam këtë.
 
Ka ende shume ndeshje të tjera për të përcaktuar vendin e tretë në grup.
 
E respektojmë Shqipërinë. I kam parë dy herë, sot të gjithë njihen me të gjithë. Janë një skuadër shumë e mirë, që kanë bërë një turne të mirë në Euro 2016.
 
Njohim stilin, lojën dhe lojtarët, pasi ata luajnë në liga të mirë në Europë, por ne do të futemi në fushë për më të mirën
”tha ai.
 
Por a do të firmoste tekniku izraelit për një barazim nesër në Elbasan?
 
Edhe pse ne hyjmë për të fituar në çdo ndeshje, firmos për barazimin nëse ma thotë De Biasi” deklaroi ai.
 
Ndërsa kapiteni  kur u pyet për kushtet e sigurisë u shpreh se jemi mësuar me një situatë të tillë.
 
Jemi mësuar që të rrimë shpesh nëpër hotele pa dalë. Ne kemi ardhur për të luajtur futboll, nuk do të jetë e lehtë.
 
Nuk ka rëndësi ku do të luaj, e rëndësishme është që të marrim maksimumin
” deklaroi ai Zahavi.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)