Kapja e drejtësisë, PD emëroi 36 
gjyqtarë pas humbjes në 2013

Plot 36 gjyqtarë u emëruan në vetëm dy muajt e gjysmë, që paraprinë rotacionin e pushtetit në vitin 2013.

Ndonëse i gjithë viti 2013 njohu një “bum” emërimesh në gjykata apo në prokuroritë në të gjithë vendin, emërimet e bëra pas humbjeve të zgjedhjeve tregojnë qartë se sa e rëndësishme është për Partinë Demokratike ushtrimi i një kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Në 43 VKM që janë miratuar që prej 23 qershorit, deri në 10 shtator kur u krye rotacioni i pushtetit, ka pak nga të gjitha, hidrocentrale, tjetërsim prone, koncensione, ndryshime në ligjin për PPP-të, e madje edhe tjetërsim i sipërfaqeve pyjore për nxjerrje gërqele.

Në dy prej këtyre VKM, ato me numrin 106 dhe 123, u publikua emërimi i menjëhershëm i 7 gjykatësve dhe më pas edhe 29 të tjerëve, nga gjykata e Apelit të Tiranës, Durrës, Gjykata Administrative, e shumë të tjera me radhë.

Pak ditë përpara rotacionit të pushtetit u emërua edhe gjykatësja e Durrësit, Joana Qeleshi, e cila pasi punoi për disa vjet në studion e Argita Berishës, u emërua me të shpejtë në gjykatë.

Në 2016-n, ajo mori vendimin për shpronësimin e shoqërisë “ONMIX”, që kishte ardhur në Shqipëri për të ndërtuar një kompleks me vlerë 180 milionë eurosh, e dhënien e truallit të saj një familje që nuk kishte pasur as lidhje gjaku dhe as kishte banuar ndonjëherë në Gjirin e Lalzit. Vendimi i Qeleshit bëri që kompania libaneze të largohej përfundimisht nga Shqipëria pa e kryer ndonjëherë investimin e saj.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se disa prej gjykatësve të emëruar në vitin 2013 dhe në periudhën e rotacionit të pushtetit, përfunduan “në listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ata gjykatës dhe prokurorë të cilëve iu hoq viza.

Zbulimi i këtyre fakteve provon edhe një herë më shumë se kush është me të vërtetë i interesuar për të bllokuar reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, proces që duhet të kishte filluar nga zbatimi që në javën e parë të marsit, por mbetet pezull për shkak të bojkotit parlamentar të Partisë Demokratike./lexo.al

Gjykatësit që figurojnë në listën e zezë të Ambasadës Amerikane
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që figurojnë në “listën e zezë”, të cilëve iu revokua e drejta për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë emëruar në detyrë gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, pothuajse të gjithë me propozim apo me mbështetjen direkte të ish-Kryeministrit Berisha.

Vitore Tusha – Emëruar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese me pëlqim të ish-Kryeministrit Berisha, në 11 shkurt 2008, VENDIM Nr.158, datë 18.2.2008

Besnik Imeraj – Emëruar gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me pëlqim të ish-Kryeministrit Berisha, në 11 prill 2013, VKM 51/2013

Gani Dizdari – Emëruar gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me pëlqim të ish-Kryeministrit Berisha në 11 prill 2013, VKM 51/2013

Mirela Fana – Emëruar gjykatëse në Gjykatën e Lartë në 14 prill 2009, përmes dekretit nr. 6133

Artan Broci – Emëruar gjykatës në Gjykatën e Lartë me bekimin e Berishës, falë dekretit presidencial nr. nr.8121, të datës 24.04.2013

Shkëlzen Selimi – Gjykatësi që ka gjykuar edhe dosjet e Gërdecit, 21 janarit dhe që liroi Lul Berishën, u emërua në detyrë në 17 qershor, me VKM 82/2011, me propozim të Sali Berishës.

Artan Zeneli – Emëruar në gjykatën e lartë, me pëlqimin e ish-Kryeministrit Berisha në 22 gusht 2012 – VKM 106/2012

Adriatik Llalla – Pasardhësi i Ina Ramës, prokurores së etiketuar nga Berisha si “lavire bulevardi”, u emërua në detyrë në 7 dhjetor 2012, me pëlqimin e ish-Kryeministrit. Gjej vendimin VKM 49/2012

Rovena Gashi – Emëruar prokurore në 31 maj 2013, me dekret të presidentit Nishani (komanduar nga ish-Kryeministri Berisha). Dekreti – 8737/2013

Artan Lazaj – Emëruar në 12 mars 2012, nga Presidenti me vendimin 7846

Saimir Bahiti – Emëruar prokuror në datën 17 nëntor 2008, me dekretin 5937 të presidentit Topi

Petrit Fusha – Emëruar kryeprokuror i Tiranës në datën 23 korrik 2013, në kohën e tranzicionit të qeverive. Emri i tij është përfolur më përpara për lidhje kriminale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti