Njëri nga karikaturistët e revistës satirike franceze "Charlie Hebdo" Luz, ka deklaruar se kurrë më nuk do të bëjë më karikaturë të Profetit Muhammed, raporton Anadolu Agency (AA).
Karikaturisti Renald Luzier, i njohur si Luz, për një gazetë franceze tha se pas sulmit terrorist të janarit mbi redaksinë e revistës "Chalrlie Hebdo" ka vendosur për të lënë punën, por në shenjë përkujtimi të kolegëve të vrarë, vendosi të mbetet edhe për një kohë në revistë.
"Nuk dua tërë jetën time të mbetem karikaturist. Kurrë më nuk do të bëjë karikaturë të Profetit Muhammed dhe më nuk merrem me ato tema", tha Luz. Pikërisht Luz ishte autori i karikaturave të Profetit Muhamed që u shfaq në kopertinën ballore të edicionit të parë të "Charlie Hebdo" pas sulmit të janarit.
Redaksia e revistës në Paris më 7 janar ishte shënjestër e një sulmi terrorist, pas së cilës edhe në tri ditët e ardhshme ndodhën edhe dy sulme terroriste, bilanci i të cilave ishte 17 të vrarë, përfshirë edhe sulmuesit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com