Shkodra gëzoi mbrëmë një nga netët më të veçanta të Karnavaleve, me një paradë unike, dritash dhe personazhesh që pushtuan rrugët kryesore të qytetit.
Ngjyrat, kostumet kreative dhe energjia e pjesëmarrësve e kthyen qendrën në një skenë të hapur feste.
Spektakli kulmoi me një “mapping shoë” në fasadën e Bashkisë së Shkodrës, ku loja e dritave lëvizëse, elementet vizuale dhe ritmi i muzikës krijuan një atmosferë magjike që mbajti të mbledhur qindra qytetarë në shesh.
Fëmijët dhe të rinjtë shprehën entuziazmin, duke e cilësuar paradën dhe shfaqjen si momentet më të bukura të festës.
Karnavalet vazhdojnë të dëshmojnë se Shkodra di të bashkojë traditën me kreativitetin modern, duke i dhënë qytetit ritëm, ngjyra dhe jetë.
Komente










