Kashar, thyhet akulli i liqenit
vdes gjatë lojës fëmija 12 vjeç
Ekskluzive, video nga operacioni i polumbarëve

TIRANË- Një fëmijë 12-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën sot pasi është thyer akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.

Ngjarja është shënuar në Mëzez ku loja fëmijërore është kthyer në tragjedi për një familje të zonës.

Policia bën të ditur se sot rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, ku 2 fëmijë kanë rënë në liqen. Si pasojë është mbytur  fëmija 12 vjeçar, E/G ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, (e motra) është nxjerrë nga liqeni.
 
Ka qenë shërbimet e polumbarëve të cilët kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të të miturit, pas rreth 2 orë zhdukje te trupit.

Nga hetimet paraprake është mësuar se fëmijët kanë qënë duke luajtur në liqen, i cili ka qenë pjesërisht i ngrirë. E.G prej 2 ditësh rreshqiste prej 3 ditesh me një material pastik buke peshku', mbi liqen. Mësohet se e motra ka tentuar ta nxjerrë të vëllain nga uji, por nuk ka mundur ta shpëtojë atë.

Nëna e femijeve pasi ka mësuar ngjarjen ka pësuar troditje të rënde psikologjike. Historia e këtij 12-vjeçari, bëhet edhe më e dhimbshme, pasi siç ka mësuar Shqiptarja.com, E.G është djali i Fatos Gurakuqit, i cili në shtatorin e 2016-ës akuzua nga e bija e tij 15-vjeçare, se i ati e kishte përdhunuar.

Megjithëse, ai nuk e pranoi këtë gjë, madje e shoqja Jolanda ka dalë në mbrojtje të tij, por ishin analizat e ADN-së ato të cilat e fundosën Fatosin, i cili është dënuar me 15 vite burg.





[gallery]20528[/gallery]
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno