KATAR 2022/ Argjentinë - Kroaci dhe Francë - Marok, ja kur luhen dy gjysmëfinalet e Botërorit

KATAR 2022/ Argjentinë - Kroaci dhe Francë - Marok, ja kur luhen dy gjysmëfinalet e Botërorit

Festa e Marokut pas kalimit në gjysmëfinale

Kupa e Botës "Katar 2022" ka mësuar dy çiftet gjysmëfinale. Argjentina luan me Kroacinë ndërsa Franca përballet me Marokun në dy përballje me emocione. Edhe këtë edicion nuk kanë munguar surprizat në Kupën e Botës, me Marokun që bëhet i pari shtet afrikan që shkon në gjysmëfinale.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kroacisë do luhet të martë në 13 dhjetor duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin "Iconic Lusail" të qytetit Lusail. Kujtojmë se për të mbërritur këtu Argjentina kaloi Holandën ndërsa Kroacia fitoi me Brazilin.

Ndeshja Francë - Marok do zhvillohet të mërkurën në datë 14 dhjetor po në orën 20:00, teksa do zhvillohet në stadiumin "Al Bayt" të Al Khor. Franca mposhti Anglinë në çerekfinale, teksa Maroku fitoi me Portugalinë. Kujtojmë se nga këto dy ndeshje do dalin edhe skuadrat finaliste të Botërorit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia