KATAR 2022/ Argjentina fitore 'me zemër' kundër Australisë! Leo Messi gjen në çerekfinale Holandën, 'Pleshti' kalon Maradonën (VIDEO)

FT/ Argjentinë 2 - 1 Australi (Messi 35', Alvarez 57' / Fernandez 77' (aut)) 

Argjentinë - Holandë, kjo është përballja e parë çerekfinale e Kupës së Botës 2022. Skuadra Albiceleste fitoi 2-1 kundër Australisë duke marrë një biletë për në fazën tjetër të Botërorit. Për djemtë e Lionel Scalonit shënuan Messi në minutën e 35 dhe Alvarez në minutën e 57. Autogoli i Fernandez në të 77 minutë bëri "me zemër" Argjentinën që në fund të 90 minutave kalon "Kangurët"

Pjesa e parë foli për Argjentinën që gjeti golin me goditjen e parë në portë. Do duhej minuta e 35 që Messi të dërgonte topin në rrjetë pas një aksioni të bukur dhe asisti të Otamendit. Në pjesën e dytë Julian Alvarez në minutën e 57 shënoi golin e dytë te Argjentina.

Kur dukej se dueli ishte nën kontrollin e djemve nga Amerika Latine, autogoli i Fernendez rihapi ndeshjen. Pjesa e mbetur e lojës bëri "me zemër" Argjentinën, që iu fal portierit Martinez në çastet e fundit.

Në këtë përballje, Messi shënoi emrin me gërma të arta te Argjentina, teksa shënoi golin numër 9 në Botëror, duke kaluar Maradonën (8). "Pleshti" për herë të parë në një Kupë Bote shënon në një ndeshje me eleminim direkt.

Tanimë Argjentina gjen në çerekfinale skuadrën e Holandës, me "Tulipanët" që fituan po sot 3-1 me SHBA-në.

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
VIDEO/ 13 minuta nga fundi, Australia rihap ndeshjen! E pëson Argjentina

77' / Argjentinë 2-1 Australi. Goodwin godet nga jashtë zone, me "Kangurët" që shënojnë golin e parë. Një goditje nga jashtë zone dhe devijimi i mbrojtjes Fernendez ka bërë që sfera të përfundojë në rrjetë për të rihapur ndeshjen.

Ora 21:29
Lionel Messi shënon emrin me gërma të arta, thyen rekordin e Maradonës te Argjentina

Lionel Messi shënoi golin e nëntë në një Kupë Bote. Në përballjen kundër Australisë, "Pleshti" ka shkruar emrin e tij me gërma të arta te kombëtarja amerikano-latine. Në 22 përballje në Botërorë, Leo shënon nëntë gola, një më shumë se legjenda Maradona. Kujtojmë se Diego luajti 21 ndeshje në Kupat e Botës. Messi bëhet kështu lojtari me më shumë gola te Argjentina në Kupat e Botës, teksa sot shënoi për herë të parë në një ndeshje me eleminim direkt.

Ora 21:17
VIDEO/ Gafë e rëndë e portierit, Argjentina i shënon golin e dytë Australisë

57' / Argjentinë 2-0 Australi. Julian Alvarez shënon golin e dytë në këtë Kupë Bote. Sulmuesi i Argjentinës përfiton nga gabimi i portierit të Australisë dhe i dërgon shifrat në 2-0. "Albiceleste" me një këmbë në çerekfinale.

Ora 20:37
VIDEO/ Ndeshja numër 1000 në karrierë, Lionel Messi kalon Argjentinën në avantazh! Aksion model nga amerikano-latinët

35' / Argjentinë 1-0 Australi. Lionel Messi shënon golin e nëntë në një Kupë Bote. Në ndeshjen numër 1000 në karrierë, kapiteni shënon pas një aksioni të bukur duke kaluar në epërsi të tijtë.

Ora 19:29
Lionel Messi luan sot ndeshjen numër 1.000 në karrierë, lë pas Ronaldon me gola dhe trofe

Lionel Messi luan sot ndeshjen numër 1.000 në karrierë. Kapiteni do udhëheqë Argjentinën e tij në objektivin çerekfinale, teksa në Kupën e Botës "Albiceleste" luan me Australinë në 20:00. Messi do numërojë sot 1000 ndeshje në karrierë, teksa ka shënuar deri tani 788 gola, dhuruar 348 asiste dhe fituar 41 trofe. "Pleshti" lë pas Ronaldon në gola, asiste dhe trofe, me portugezin që ka kaluar shifrën e 1000 ndeshjeve në karrierë. Ronaldo deri tani ka shënuar 725 gola, asistuar 216 herë dhe fituar 31 trofe.

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale