Kupa e Botës "Katar 2022" vijoi këtë pasdite me dy ndeshjet e fundit në grupin A. Pas 90 minutave lojë, Holanda dhe Senegali morën biletat për të luajtur në fazën e 1/8, atë me eleminim direkt.
Holanda mundi 2-0 Katarin, me të zotët e shtëpisë që nuk morën asnjë pikë në këtë event të organizuar prej tyre. Gakpo dhe de Jong dërgojnë "Tulipanët" më tej, me skuadrën e van Gaal që tregoi lojë të bukur në tre ndeshjet e para duke e mbyllur grupin në kuotën e shtatë pikëve.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Senegali befasoi Ekuadorin duke e mundur 1-2. Afrikanët bëhen skuadra e dytë e grupit A që kalon në fazën me eleminim direkt. Sarr me penallti dhe Koulibaly shënuan për Senegalin, teksa Caicedo barazoi përkohësisht.
Deri në këto çaste janë pesë skuadrat që kanë siguruar një biletë për në 1/8 e Botërorit. Pas Holandës dhe Senegalit nga grupi A, Portugalia, Franca dhe Brazili janë kombëtaret që kanë kaluar në 1/8 e Botërorit.

Komente










