'Ke manipuluar intervistën', Ermal Mamaqi i kthen përgjigje blogerit Nas Daily: Ashtu ramë dakort, kam dëshmitarë

'Ke manipuluar intervistën', Ermal Mamaqi i kthen përgjigje blogerit Nas Daily: Ashtu ramë dakort, kam dëshmitarë

Nas Daily dhe Ermal Mamaqi

Në emisionin e të shtunës mbrëma, në Xing me Ermalin të ftuart ishin drejtuesi i fondacionit ‘Fundjava ndryshe’, si dhe blogrei ndërkombëtar Nas Daily së bashku me të dashurën e tij, Alyne.

Në momentin e pyetjes së Kejvina Kthjellës, e dashura e tij filloi të qante. Kamerat sigurisht që kanë regjistruar gjithçka dhe blogeri Nas Daily i tha Ermalit që ta transmetonte emisionin pasi do të kishte një impakt të madh në publik.

Por gjatë transmetimit, ka qënë sërish blogeri ai që i ka komentuar Ermalit në Instagram duke i shkruar se pjesët nuk janë transmetuar të gjitha.

"Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku nuk respektove mua dhe të dashurën time. Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë", ka shkruar Nuseir Yassin në profilin e Ermal Mamaqit.

Por edhe Ermali nuk ka nguruar që t’i përgjigjet.Ai shkruan se i vjen keq që blogeri ndihet keq por çdo rregullim është bërë për ti dhënë ritëm shfaqjes. Ai gjithashtu i kujton se çdo gjë që është shfaqur në ekran ka pasur lejen e tij fillimisht dhe për këtë ka shumë dëshmitarë.

Në fund, Ermali nuk harron që të komentojë edhe fjalët e Alynes, duke thënë se në Shqipëri gratë nuk janë objekte seksi.

Kometi i Ermal Mamaqit ndaj akuzave të Nas: 

Më vjen keq që dëgjoj që ndjehesh kështu. Kurrë nuk do të prisja pjesë të spektaklit tim për të bërë që i ftuari im të dilte keq. Ne thjesht presim pjesë të shkurtra për t’i dhënë ritëm emisionit. Këtë gjë bëjnë emisionit me regjistrim. Linku me emisionin e plotë dhe të paprerë është në fund të këtij mesazhi. Por do të doja që të nënvizoja që leje për daljen e këtij emisioni është dhënë nga vetë ti. E mban mend? Arbëri gjithashtu ishte aty. Ti gjithashtu ke një kopje të emisionit të regjistruar në kamerën tënde. Gjithësesi jam shumë i lumtur që ky emision shërbeu në rritjen e ndjeshmërisë ndaj të drejtave ndaj grave. Alynë është një person i mrekullueshëm dhe ishte një nder për mua që t’ju kisha jut ë dy të ftuar. Unë sërish do të bëj pyetje të sikletshme për të gjeneruar humor në spektaklin tim. Këtë gjë bëjmë ne, dhe jo me qëllimin që të ofendojmë nëj grup të caktuar njerëzish. Falë zotit nuk jetojmë në një vend ky humori është i censuruar. Zoti ju bekoftë të dy dhe mezi po pres që ti dhe Alyne të vini dhe të martoheni në vendin tonë. Sa për sqarim: Në Shqipëri, nuk i trajtojmë gratë tonë si objekte seksi!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pet: 05/11/2018 08:21

    "Sa për sqarim: Në Shqipëri, nuk i trajtojmë gratë tonë si objekte seksi!",kjo fraze nuk u shkon te thuhet nga organizatoret e shfaqjeve te tilla,Ajo goca gjysme lakuriq,cfare roli ka ne ate emision???,mos valle eshte aty per ato 2-3 fraza "Homeriane" qe thote????.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë