LISTA me gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për anëtarët e rinj të KED-së

TIRANE - Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë që një ditë më parë depozitoi listat e prokurorëve kandidatë për tu zgjedhur anëtarë të këshillit të Emërimeve në Drejtësi, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka depozituar në presidencë dhe Kuvend listat e gjyqtarëve që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë KED.

Sipas listës së siguruar nga ReportTv gjyqtari që kryeson nga Gjykata e lartë është Ardian Dvorani, i cili është gjyqtari i vetëm në detyrë pranë kësaj gjykate njëherazi dhe kryetar në detyrë pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit.

Në përbërjen e KED janë: dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykata Administrative duke bërë një numër total prej 9 anëtarësh.

Kjo listë e këshillit të Lartë Gjyqësor vjen në një moment kur KLGJ ka nisur edhe përzgjedhjen dhe procesin e emërimit për 4 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën e Lartë të cilët vijnë nga radhët jashtë sistemit gjyqësor.

Por deri në këtë përzgjedhje mbetet vetëm Dvorani edhe pse ai qëndron në detyrë me mandat të mbaruar pasi nuk është zëvendësuar ende. 

Nga Prokuroria e Përgjithshme është ripropozuar për të qenë pjesë e KED me një mandat 1-vjeçar kryeprokurorja Arta Marku së bashku me 9 vartësit e saj përfshi dhe drejtorin e Hetimit Gjyqësor, Adnand Xholin dhe kreun e dekriminalizimit Arben Kraja.

Afati për dorëzimin e listave pranë presidencës nga ku nis dhe hedhja e shortit përzgjedhës për anëtarët e KED ishte 15 nëntori, ndërsa pritet që prej datës 1 deri më 5 dhjetor institucioni i parë që do të hedh shortin është Presidenca.

Në rast se Presidenca refuzon me një shpjegim të shkruar se përse nuk hedh shortin më pas radha i kalon Parlamentit.

KED është institucioni i rëndësishëm që përzgjedh emrat e gjyqtarëve Kushtetues si dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, të cilët më pas kalojnë në votimin e parlamentit apo dekretimin e presidentit.

Lista me gjyqtarë kandidatë për KED

Kandidatet qe plotesojne kriteret ligjore

 I) Prokuroria e Përgjithshme

1. Arta Marku
2. Adnan Xholi,
3. Adnand Kosova,
4. Alfred Progonati,
5. Alma Muça,
6. Anila Leka,
7. Arben Kraja,
8. Bilbil Mete,
9. Kujtim Luli,
10. Sokol Stojani,
11. Thoma Jano

II) Prokuroritë e Apeleve

1. Dritan Peka,
2. Altin Dumani,
3. Arben Qosja,
4. Edmond Hyka,
5. Fatjona Memcaj,
6. Genti Xholi,
7. Nezir Gjoka,
8. Moisi Duda,
9. Ludovik Dodaj,
10. Altin Binaj,
11. Henrik Haxhiraj,
12. Pelivan Malaj,
13. Kleanthi Zeka,
14. Brahim Dragjoshi,
15. Rozeta Qirjaqi.
16. Gjon Fusha

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen