Keisi ndahet nga Kristi: Kam harruar veten, erdhën shumë gjëra që më mbytën! Për mua është diçka e madhe që t'i thyesh besimin babait

Keisi ndahet nga Kristi: Kam harruar veten, erdhën shumë gjëra që më mbytën! Për mua është diçka e madhe që t'i thyesh besimin babait

Krist Aliaj dhe Keisi Medini

Keisi i ka dhënë fund lidhjes me Kristin, të cilit ia ka bërë të qartë se do të vazhdojnë të jenë vetëm miq. Kristi nuk e priti keq këtë vendim duke i thënë se duhet të mbrojë veten.

Keisi i ka thënë se ka pasur shumë gjëra që e mbytën, duke nisur nga ndikimi i njerëzve që po e bënin të dukej si diçka e madhe që në fakt sipas saj nuk ishte. Po ashtu u shpreh se kishte harruar të këndonte, kishte harruar veten, arsyen për të cilën kishte hyrë brenda shtëpisë së Big Brother.

Ndërkohë që Kristit i ka treguar se mes tyre ka vetëm një pëlqim dhe imponimi i të tjerëve e ka trembur.

Keisi: Kjo gjëja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua të di çfarë ndjen ti përshembull, për çdo gjë.

Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë dhe e kemi qejf njëri tjetrin.

Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi? Duhet të ketë diçka më shumë po unë nuk e shikoj atë më shumë. Normalisht do më shumë kohë të vijë ai pëlqimi më i madh.

Kristi: Ai pëlqimi më i madh normalisht do shumë kohë, fut dhe faktorin jashtë.

Keisi: Nëse të them unë më mirë këtu të vazhdojmë të dy si miq e ta lëmë kështu e vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

Kristi:  Normal që do mërzitesha, por ti duhet të mendosh mbi të gjitha, të mbrosh veten.

Keisi: E di pse po e bëj të gjithë këtë? Se i kam menduar të gjitha gjërat, kam qarë, por tani jam në fazën që mund të flas tamam. Okej hyra këtu, e qetë si jam unë, e gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim. Ai pëlqimi që kishim në fillim ishte aq i bukur nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Në ditët në vazhdim, njerëzit që po impononin dhe po e bënin atë gjë të dukej sa më e madhe, e po krijonin një lidhje ndërkohë që nuk kishte një lidhje e ne të dy ishim dakort e po thonim që ne po njihemi dhe këta të dy po fusin hundët kot, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera që u krijuan, që jo erdhi babi, si u pa jashtë dhe mua më trembi shumë kjo gjëja se u krijua një gjë shumë e madhe për jetën time, unë jam 22 vjeçe dhe është një ulje ngritje e tmerrshme. Nuk e di si e kam ruajtur brenda atë gjë dhe ndaj këto ditë shpërtheva.

Nga imponimi i njerëzve, ishim shumë perfekt, por u tremba nga gruaja, dhëndri, vjehrri, okej janë humor por unë nuk e di si shihet kjo jashtë. Se unë kam ardhur këtu të përfaqësoj veten time të tregoj si këndoj dhe unë këtu kam harruar veten time, kam harruar të këndoj. Harrova veten time. E kjo gjëja më lëndon shumë se bëra shumë për ty, erdha shumë pas teje dhe deri diku harrova veten time. Ti këtu e ke krijuar lojën tënde. E unë bëra për ty e lashë çdo gjë mënjanë.

Kristi: Po mirë dhe unë atë moment u shkëputa shumë nga kjo gjëja.

Keisi: Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është diçka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxorra me kokën lart, ai ka besim te unë…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edhe kjo na u desht!: 18/03/2023 20:48

    Ja sa gabim e koncepton jeten vajza 22 vjece,baba ka jeten e vet kjo hum Kristin me dashje dhe pa asnje arsye(djal I kulturum)manej ka mosha 30 vjece kur te kujtohet me u martu e kur ti bjen nej drogagji ose pijanec ka me kujtu qa i bana vedit po jeta nuk ashte shirit kasete me e kthy mrapsht!!

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 18/03/2023 14:53

    Ca na the more ca na the, po si do hame dreke ne dhe si do na zere gjumi mor aman,obobooo fatkeqesi kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)