Kejvina Kthella është padyshim një ndër personazhet e njohura më të komentuara shqiptare, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut sidomos pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “BBVIP”. Së fundmi, modelja bukuroshe i ka treguar banorëve të tjerë një histori personale nga jeta e saj, që e ka përjetuar keq.
Kejvina tregon se në një kohë ajo ishte larg shtëpisë dhe kishte mbetur pa lekë dhe i kishte kërkuar të atit ta merrte, kur ka arritur në shtëpi modelja tha se babai e ka gjuajtur me shpullë për herë të parë.
“Isha larg, çerek ore larg nga shtëpia as nuk kisha mundësi as kisha lekë me vete të paguaja taksi. Mundohem me atë timen pastaj dorëzohem i them babit nuk jam në shkollë. Vjen babi më merr. Nga rruga deri te shtëpia mendoja se gjithçka ishte okej pastaj kam ngrënë një shpullë nga babi për herë të parë, nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”, ka thënë modelja.