Kendall Jenner na e ka punuar të
gjithëve, ja me kë është lidhur modelja

Kendall Jenner na e ka punuar të<br />gjithëve, ja me kë është lidhur modelja
Kendall Jenner është përfolur shpesh për lidhjet me personazhe të ndryshme të njohura. Vetëm pak kohë më parë modelja është parë krah anëtarit të One Direction, Harry Styles, shkoi me pushime në St. Barts bashkë me familjen e tij dhe vetëm së fundmi janë publikuar disa foto nga telefoni i nënës së Styles, ku e gjithë familja dukej shumë e lumtur dhe çifti shumë i dashuruar.

Por siç thonë, jo gjithçka është siç duket. Në fakt Kendall Jenner është në një lidhje me lojtarin e Lakers, Jordan Clarkson. Dhe kjo punë vazhdon prej muajsh. Kendall 20 dhe Jordan 23 janë fotografuar jashtë restorantit The Nice Guy në Hollywood, më 30 mars, pasi Lakers fituan në ndeshjen kundër Miami Heat. Ata shkuan bashkë në restorant, ndërsa u larguan të ndarë.

Sipas një burimi të afërt me dyshen. Çifti i ri ka muaj që frekuentohet. Jordan ka qenë i lidhur më parë edhe me një tjetër modele, Chanel Iman.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

6/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike