Këngëtarja Bleona Qereti shkon në gjykatën penale të Tiranës, kallëzoi arkitekten! I mori paratë por si realizoi arredimin e apartamentit

Tirane- Këngëtarja Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën penale të Tiranës. Ajo është kapur nga kamerat teksa hyn në gjykatë e shoqëruar me avokaten Endira Bushati.

Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studio arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.

Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye cështja ka përfunduar në gjykatë. 

Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen, dhe që është larguar nga vetingu dhe kishte kërkuar pushimin e çështjes. Ndërkohë sot prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë