Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkoi sot bashkim për të luftuar kundër terrorizmit, gjatë një vizite në Kenia kushtuar bashkëpunimit kundër islamikëve somalezë te shebabit dhe organizuar pas disa viteve ftohtësie mes Uashingtonit dhe Nairobit.
Kjo vizitë në Kenia që prej ditës së djeshme dhe deri të martën përgatit vizitën në fund të muajit korrik të presidentit Barack Obama në vendlindjen e babait të tij. Kerry do të vazhdojë vizitën në Djibouti dhe më pas në fundjavë në Riad dhe Paris, ku do të takohet për sigurinë rajonale me homologët e fuqive të Gjirit Persik.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua gjithashtu me presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, me të cilin diskutuan mënyrat për t'u përballur me kërcënimet e grupit militant të Al Shabaab, i cili vrau 148 studentë muajin e kaluar në një Universitet të Kenias.
Kerry ka përkujtuar gjithashtu gjatë vizitës në Nairobi, edhe bombën në ambasadën amerikane në vitin 1998, ku më shumë se 200 persona u vranë.
Kenia ka kërkuar ndihmë nga Amerika në shërbimin e sigurisë dhe inteligjencës, për të parandaluar sulme të tjera nga radikalët somalezë. Shtetet e Bashkuara, bashkë me vendet perëndimore, gjithashtu kanë parashikuar trajnime dhe mbështetje të tjera për forcat e sigurisë./
/atsh/
/Shqiptarja.com