Kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD, Elezi: Ka shkelje statutore dhe ligjore në këtë proces

TIRANË- Shtyrjen e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike ka kërkuar kandidati përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi. Elezi kërkon që zgjedhjet të mos mbahen më 22 maj, pasi siç theksoi ka vënë re një serë shkeljes statutore dhe ligjore në këtë proces.

Sipas tij, në PD nuk po zbatohet asnjë nga elementët e primares dhe debatit, teksa shton se ka pasur defekte të renda me listat.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtne e procesit sipas normave statuore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mosorganizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë” – tha Elezi.

Zgjedhjet për kreun e PD do të mbahen më 22 maji, ndërsa përballë Ibsen Elezit garon Sali Berisha.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet