Kësti i 9-të, emrat e ish të përndjekurve që do marrin lekët

Kësti i 9-të, emrat e ish të përndjekurve që do marrin lekët

Ish të përndjekur

Ministria e Financave ka nisur dhënien e këstit të 9-të për kategoritë parësore, që janë pjesë e skemës së dëmshpërblimit si ish të dënuar politik. Janë 232 ish të përndjekur që kanë gati këstin dhe duhet të plotësojnë dokumentat. Ministria e Financave ka publikuar të plotë urdhrin se kush kategori do ta marrë këstin e 9-të dhe ata që do të paguhen të parët.

Kategoritë parësore
1)  Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.
2)  Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 
    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
3)  Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit  
     nënligjor të posaçëm.
4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga 
    mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë  
    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 
    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit
Të gjithë subjektet përfituese të cilët janë pjesë e nënkategorisë së parë dhe të dytë, duhet të paraqiten në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pë të plotësuar Deklaratën Personale të Aplikuesit me qëllim mundësimin e printimit të ҫertifikatës së tyre personale nëpërmjet portalit të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve online, e-albania. Gjithashtu këto subjekte duhet të depozitojnë pranë zyrave tona.   

i.    Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

Për nënkategorinë e tretë parësorë ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të depozitojnë janë :
i.    Deklarata Personale e Aplikuesit.
ii.    Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
iii.    Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/ mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit. 
iv.    Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni” . Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë document dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse.

Për kategorinë e katërt parësorë ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë.

i.    Deklarata Personale e Aplikuesit.
ii.    Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
iii.    Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur. 
iv.    Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.

Për kategorinë e pestë parësorë ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të  këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
i.    Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politikë.
ii.    Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politikë, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur.
iii.    Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politikë që nuk jeton.
iv.    Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politikë, origjinale ose kopje e noterizuar.
v.    Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më.
vi.    Nr. llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
vii.    Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor.

Kur ish i dënuari politikë që jeton ose trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave: i). Vendimin e Gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale,ose kopje e njësuar. ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor. iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor. iv).Deklarata Personale e Aplikuesit. 
Ish të dënuarit politik që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë t’a delegojnë me  prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i). Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo të përfaqësuar. ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij. iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të tij. iv). Deklarat Personale e Aplikuesit.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë, ose trashëgimtari ligjor të cilët figurojnë të ҫ’rregjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pasi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare ose figurojnë me dy nënshtetësi, duhet të dërgojnë një dokument identifikimi të vlefshëm (vërtetim gjallësie) jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit, me vulë Apostile/i legalizuar nga vendi në të cilin janë rezident, të përkthyer dhe noterizuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 20/10/2018 12:25

    Turpi me madh I te gjitha qeverive dhe politikaneve:-Persekutohet I gjithe populli per te perfituare llumbi I shoqerise,tradhetaret,spiunet sepse vota e tyre eshte me vlere shume te madhe per partite!!!!!!

    Përgjigju
    • iliri: 17/11/2018 14:26

      comunista-terrorist ngordheshnga urina. Erdhi persero koha Jone e defrimit.ciaoooo!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë