Kryeministri japonez, Shinzo Abe u angazhua sot në Kiev, para se të nisej në Gjermani për samitin e G-t, se do të bënte të pamundurën për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në lindjen rebele të Ukrainës, gjatë vizitës së parë në këtë vend.
"Si vendi që do të drejtojë G7-n vitin e ardhshëm, Japonia do të bëjë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje paqësore të problemeve me të cilat është përballur Ukraina", theksoi ai pasi ishte takuar me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.
Ky i fundit përshëndeti karakterin historik dhe simbolik të kësaj vizite, e para për një kryeministër japonez në Kiev.
"Ne vlerësojmë shumë vendimin e Japonisë për të mos njohur aneksimin rus të Krimesë në muajin mars 2014", shtoi ai.
Shinzo Abe do të marrë pjesë në samitin e G7-s që do të zhvillohet në Gjermani. Kriza ukrainase do të jetë një prej temave në tryezën e bisedimeve të presidentëve dhe kryeministrave të vendeve më të industrializuara.//atsh/
/Shqiptarja.com