KLGJ e KLP, aplikojnë vetëm
30 gjyqtarë dhe prokurorë

KLGJ e KLP, aplikojnë vetëm<br />30 gjyqtarë dhe prokurorë
16 Janari 2017 është afati i fundit ku prokurorët e gjyqtarët mund të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
 
Burime për Report Tv nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë bënë me dije se interesi për këto dy struktura ka qenë i ulët.
 
Nga gjyqësori ku përzgjidhen 6 anëtarë numri i garuesve mbetet i ulët çka automatikisht do të sillte përzgjedhjen direkte të të gjithë aplikantëve.
 
Ndërsa nga radhët e prokurorëve deri më tani janë 16 garues bënë me dije burimet për Report Tv.
 
Ndër emrat më të spikatur janë kandidimi i drejtuesit të prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci si dhe i drejtorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Kosta Beluri.

Ajo që bie në sy është interesi i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të qenë pjesë e dy institucioneve të reja që u krijuan nga reforma në drejtësi.
 
Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, vetëm 30 prej tyre kanë aplikuar për vendet në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
 
Gjyqtarët që kanë aplikuar për në KLGJ
 
1.    Medi Bici – Gjykata e Larte
2.    Artan Zeneli – Gjykata e Larte

1.    Ilir Toska – Apeli Tirane
2.    Besim Trezhnjeva – Apeli Durres
3.    Nertina Kosova – Gjykata e Apelit per Krime te Renda 

1.    Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkalles se Pare, Krime te Renda
2.    Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Tirane
3.    Artan Laze - Gjykata e Rrethit Tirane
4.    Alma Brati - Gjykata e Rrethit Tirane
5.    Astrit Faqolli - Gjykata e Rrethit Tirane
6.    Brunilda Kasmi - Gjykata e Rrethit Tirane
7.    Bledar Abdullai - Gjykata e Rrethit Tirane
8.    Brunilda Kadi - Gjykata e Rrethit Tirane
9.    Marcela Shehu - Gjykata e Rrethit Kurbin

Gjykata e Larte – 2 (per nje vend)
Gjykata e Apelit – 3 (per dy vende)
Gjykata e Rrethit – 9 (per tre vende)

Kandidatët për në KLP

Nga Prokuroria e Pergjithshme
Ramadan Troci
Kostaq Beluri
Anila Leka

Nga Prokuroria e Apelit
Luan Kaloci
Arben Dollapaj
Bujar Hoti

Nga Prokuroria e Shkalles se Pare
Dritan Rreshka
Gentian Osmani
Adriatik Cama
Shpetim Kurti
Arben Nela
Antoneta Sevdari
Besnik Muci
Dritan Prenci
Arta Marku
Besnik Cani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?