Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar së fundmi një këngë të re. Klipi i këngës ‘’Berlusconi’ ka shumë personazhe të njohur si aktori Enver Petrovci.

Por gjatë klipit të reperit të njohur shfaqet edhe një zonjë mjaft e bukur. Ajo është e ëma e këngëtares së njohur Argjentina Ramosaj.

Suzana Mushkolaj është dalluar jo pak herë në median kosovare për bukurinë e saj si dhe për një formë fizike shumë të mirë.

Pamja e saj është një dëshmi se bukuria fshihet edhe në gen edhe jo më kot Argjentina është një nga femrat më të hijshme të skenës shqiptare.

Suzana është gjithashtu motra e Albërie Hadërgjonajt, që gjithashtu gëzon një formë fizike për t'u admiruar.