Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi

Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi

Vrasja e të riut Klodjan Rasha dhemb shumë. Nuk ka njeri që meriton këtë fjalë, të mos ndjejë trishtim e dëshpërim për një të ri që nuk jeton më. Mendojmë për familjen, shokët e miqtë e tij. E tmerrshme. Nuk është hera e parë që pjesëtarë të policisë vrasin, ashtu sic ka dhe uniforma blu heronj, por do të ishte hera e parë që ne si qytetarë ta pretendojmë me forcë dhe të presim hetimet me durim. Eshtë hera e parë që të presim e të mësojmë atë që ndodhi atë natë mes policit dhe djalit të ri. Pastaj të gjykojmë. E mbani mend kryekomisarin e policisë që vrau bashkëshorten e tij Erietën? Po funksionarin e SHIK që përndoqi e vrau Aldën e re dhe nënën e tij? U mbrojtën, u fshehën e u ndihmuan nga njerëz të shtetit, por e vërteta dhe drejtësia, edhe pse calamane e bëri rrugëtimin e saj. Nuk e ka bërë në të tjera raste, si në ngjarjet e Gërdecit dhe të 21 janarit 2011, por nuk do të vonojë, drejtësia herët e a vonë do të vijë.

Kërkon drejtësi Klodjani 25 vjecar, por kërkon drejtësi edhe Tirana. Ndërsa ndërgjegja jonë rritet, pretendon, e njëjta ndërgjegje nuk mund të torturojë përherë një qytet që po ngrihet e rrëzohet, ngrihet e rrëzohet në gjithë këto 30 vjet. Eshtë një frymë e re që kërkon, pretendon drejtësi në qytet, por është një frymë kaq e vjetër tashmë në këto 30 vjet që përfiton e shkatërron, që përfiton e deformon, që përfiton dhe dhunon. Kjo është ndarja që duhet të bëjmë. Tirana, Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe qytetari. Janë të dyja rrugë kaq të vështira, delikate, të thella që po na mundojnë. Të gjithëve pa përjashtim, të majtë, të djathtë, të qendrës dhe pa parti. Duhet të vijë një ditë që të gjithë si shqiptarë duhet të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë e të mbulojmë me tymin e urrejtjes e të dhunës të vërtetën. Do të vijë kjo ditë, s’kemi nga të shkojmë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UNE....: 10/12/2020 13:49

    Dua LSI dhe Monka K.rderren nuk pyes per Tiranen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP' Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP' Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë