Hapet Kolegji i Europës, Von der Leyen: Era e ndryshimeve po fryn! S'duhet të rrimë duarkryq para ndërhyrjeve ruse! Mogherini: Studentët tani ndjehen qytetarë të Tiranës!

Sot u mbajt ceremonia e hapjes së Kolegjit Europian të Tiranës tek Piramida, ku morën pjesë përveç kryeministrit Rama dhe rektores Federica Mogherini edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Në fjalën e saj drejtuar të rinjvë, Von der Leyen u shpreh se një erë e re ndryshimesh po fryn në kontinent që do e ribashkojë Europën, por nuk la pa përmendur dhe përpjekjet destabilizuese ndaj përparimit në BE që vijnë nga Rusia. 

"A mund të ndalojë kush erën e ndryshimeve. Sot kjo erë ndryshimesh po fryn jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por dhe në Ukrainë e Moldavi, por ka dhe erëra të tjera që fryjnë në drejtimeve të kundërta drejt nacionalizmit, shtypjes. Rusia ka hyrë në Ukrainë pikërisht për faktin se Ukraina donte të bëhej pjesë e BE-së. Dhe në Moldavi fundjavën e shkuar pamë ndërhyrjen e madhe të Rusisë në rereferndumin për të ardhmen europiane. Këto forca po punojmë për të destabilizuar vende që zgjedhin Europën. Sa herë ka progres drejt pajtimit apo integrimit janë ata që sjellin në vëmendje konflikte të vjetra. Ky është realiteti i sotëm. Me këtë do të duhet të përballet brezi juaj i europianëve të rinj. Nuk duhet të rrimë duarkryq" tha Von der Leyen. 

Sakaq, kryeminsitri Rama i uroi mirëseardhjen studentëve në këtë kolegj duke i ftuar të promovojnë kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

'Nuk besoj në rastësitë, nuk është rastësi që Kolegji e çel kampusin në momentin kur Shqipëria çeli negociatat për pjesën më të vështirët të procesit për në BE. Shenjë e fortë që yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga drejt anëtarësimit është e pandalshme. Pashë videot e studentëve dhe u ndjeva pak keq për ta. Bryzhi plot me shi, Natolina plot me borë, shikoni këtu. Është vetëm fillim.

Nuk keni parë ende asgjë. 31 studentë nga 22 kombësi duke pasur këtë bekim të mblidhen së bashku në një fole të Europës që ndodh të jetë në pjesën më të shndritshme të BP. Duhet ta jetoni çdo minutë. Të thithni gjithçka. Duke thënë se duhet të merrni gjithçka, jo vetëm të fitoni më shumë njohuri për BE, por edhe për kulturën, traditën, historinë. Herët më shumë se vonë, njerëzit në Bruksel do duan të dinë më shumë.'

Nga ana e saj Mogherini falenderoi për ngritjen e këtij Kolegji, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pjesë e kësaj ceremonie sot tek Piramida. Mogherini gjithashtu falenderoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Stafi pedagogjik dhe i jam shumë mirënjohës dhe ka lëvizur këtë lokomotivë. Dua të falënderoj studentët tanë që aplikuan në një program që ende nuk ekzistonte. Dukej gati e pamundur, dukej shumë sfiduese një vit më parë. U treguam sfidues, kokëfortë. Nuk hoqëm dorë, pasi dy gjërat më të rëndësishme që kur duam të bëjmë ndryshimin jemi të gjithë bashkë. Sot përgëzojmë një arritje historike. Historike të përurosh një kampus pas Bruzhit.'

Sot Tiranën e vizitoi presidentja e Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen e cila më herët pati dhe një takim me Ramën dhe konferencër të përbashkët për shtyp. Von der Leyen vlerësoi ecurinë e Shqipërisë teksa theksoi se mund të hapen negociatat për të gjithë grupkapitujt brenda 2025-ës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
‘Tirana është pararoja e integrimit Europian’, Ursula von der Leyen: Qytet i gjallë, parajsë për artistët dhe inovatorët

 

“Tirana është pararoja e integrimit Europian”. Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Duke iu drejtuar studentëve nga e gjithë Europa, Von Der Leyen theksoi se Tirana është një qytet I gjallë, parajsë për artistët dhe inovatorët.

“Qyteti i bukur i Tiranës ju uron mirëseardhjen Kolegjit të Europës. Ky qytet është pararoja e integrimit Europian. Dhe ju të dashur  student jeni udhëheqësit e Europës së sotme dhe të nesërme. Shikoni këtë qytet të mrekullueshëm që ju ka mikpritur të gjithëve sot. Tirana është e gjallë, gjallëron me jetë dhe nuk është çudi që tërheq mendje kaq të ndritura sa tuajat. Është një qytet i ri me shumë larmi. është i lidhur me shumë vend të tjera, me aeroportin që po rritet më shpejtësi me të gjithë Europën. Është edhe parajsë për artistët dhe inovatorët, dhe ç'më kanë thënë edhe jeta e natës është super fantastike. Po vetëm mos rrini shumë vonë në qoftëse nesër në mëngjes do të ktheheni në klasa”, deklaroi ajo.

Ora 18:13
Von der Leyen studentëve të Kolegjit të Europës: Shijojeni Tiranën, këtë qytet të mrekullueshëm! Jo vetëm do mësoni, por do e jetoni Europën

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, theksoi se synimi i saj që në mandatin e parë ka qenë bashkimi i Europës edhe me Ballkanin Perëndimor. Më tej ajo vlerësoi qytetin e Tiranës ku i uroi studentët e kolegjit të shijojnë këtë qytet. 

'Ju do të jeni qytetarët e BE dhe do sillni entuziazëm në Europë. kaq shumë talente, pasion. Thjeshtë shikoni këtë qytet të mrekullueshëm. Tirana është e gjallë, gjallëron. Qytet i ri me shumë larmi, i lidhur me shumë vende të tjera. Është edhe parajsë për artistët dhe novatorët. Edhe jeta e natës është shumë aktive. Edhe BP do jap kontributin e vet, ka ardhur koha të ecim përpara me shpejtësi maksimale.

Ky ka qenë synimi im që në mandatin e parë. Ne jemi bashkëudhëtarët tuaj. Kjo është logjika e planit të rritjes së BP. Do sillen investime të reja. Rezultatet duken qartë. BP do bëhet pjesë e zonës unike të pagesave në euro. Do ketë start up. Do ketë aleancë barnash. Kjo gjë jo vetëm që përshpejton rritjen ekonomike të rajonit, por edhe popujt e BP do e përjetojnë BE në jetën e përditshme.

Ju jo vetëm do mësoni për Europën por do e jetoni Europën. E di që po studioni sepse do jeni udhëheqësit e BE në të ardhmen. Do krijoni miqësi që do zgjasin, do krijoni rrjet që do formësojë karrierën tuaj. Kështu është ndërtuar gjithnjë Europa. Europa e vërtetë përbëhet nga popujt që e bëjnë atë. Historia është shkruar jo vetëm në sallat e traktateve por edhe në ato klasa që do formësohet brezi i ri i europianëve. Kapitullin e ri do e shkruani ju.'

Ora 18:08
Nga Tirana, Von der Leyen evidenton rrezikun rus: Sa herë që ka progres drejt BE-së ata sjellin konflikte të vjetra! Duhet të jemi më proaktivë se në të shkuarën

 

Ursula Von der Leyen deklaroi nga Tirana në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës se po fryn era e bashkimit në Europë. Por nga ana tjetër evidentoi dhe erëra të tjera përçarëse që frynë nga Rusia, sa herë që një vend i Europës lindore apo Ballkanit Perëndimor do të jetë pranë BE-së.

'Kjo erë ndryshimesh po fryn këtu dhe në Ukrainë, Moldavi. Por ka edhe erëra të tjera nacionalizmi. Rusia ka hyrë në Ukrainë për faktin se Ukraina donte të bëhej pjesë e BE-së. Këto forca po punojnë për të destabilizuar vendin që duan Europën. Sa herë ka progres drejt BE-së janë ata që sjellin në mendje konflikte të vjetra. Si duhet të reagojë Europa ndaj këtij realiteti? Duhet të jemi edhe më proaktivë se në të shkuarën. Nuk duhet të rrimë duar kryq. Ose do bëjmë hapa pas ose hapa përpara. Këtu e di që duan të bëjnë hapa përpara. Ju jeni më të lidhur me Europën se çdo brez tjetër. Ju besoni tek Europa. Dhe Europa beson tek ju.'

Ora 18:03
Po fryn erë ndryshimesh, askush nuk e ndalon', Von der Leyen: Europa po ribashkohet, Shqipëria së shpejti pjesë e familjes

 

Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen e pranishme në çeljen e Kampusit të Kolegjit të Europës tek Piramida deklaroi se në Europë po fryn një erë ndryshimesh që ka të bëjë me një ribashkim të Europës duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen shton Shqipëria ka bërë përparime teksa Tirana e bukur po mirëpret Kolegjin e Europës.

'Kur ra perdja e hekurt, ishte vetë i madhi Jacques delor që mori hapin e duhur. Preu shiritin e kampusit në Poloni për një brez të ri udhëheqësish në Europën Lindore. Ja ku jemi në vendin e tretë pas Bryzhit dhe Natolinit. Familja jonë po përgatitet për ribashkimin që do bëhen bashkë, negociatat për Shqipërinë kanë hyrë në një fazë. Çelëm grupkapitullin e parë, nëse bëhet punë e mirë të gjithë grupkapitujt do hapen vitin e ardhshëm.

Tani qyteti i bukur i Tiranës i jep mirëseardhjen Kolegjit të Europës. Ju të dashur studentë jeni udhëheqësit e Europës sot dhe nesër. Kur shtetet e Ballkanit Perëndimor do jenë anëtarë të BE-së. Por ka diçka të re kjo epokë, sepse atëherë në 1989, ndjesia ishte se bashkimi i kontinentit tonë ishte i paevitueshëm. A mund ta ndalojë kush këtë erë ndryshimesh.'

Ora 17:55
'Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç BE-së', Rama: Çdo gjë që na zemëron, duhet të na shërbejë për të pasur një BE më të mirë

 

Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës tek Piramida në praninë e presidentes së KE-së Ursula Von Der Leyen.

Rama iu uroi sukses studentëve që kanë filluar studimet europiane këtë vit akademik, teksa theksoi edhe një herë se Shqipëria nuk ka një plan B, përveç Bashkimit Europian. 

'Ka njerëz në BP e kanë të vështirë tua shpjegojnë njerëzve në BE. Nga përvoja ime, BE shoqërohen shumë me dhimbje të bërtitura por nuk ka vend më të mirë. Një gazetar më pyeti nëse kisha një plan B, nëse Europa dhe BE do ktheheshin tek mënyra e vjetër, por a mund të ketë një plan B, nuk mendoj kështu. Të kesh një plan B, do të thotë të kesh plan B ndaj lirisë individuale, plan B kundrejt sundimit të ligjit.

Nëse je gati ta negociosh këtë gjë atëherë mund të ketë plan b, apo c. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, asnjë vend tjetër ku mund te jeni të sigurt për vendin, familjen, fëmijët. Ju uroj suksesin që kërkoni. Të gjithë lumturinë që Shqipëria pret t’ju japë. Klasat do të jenë të mërzitshme, por kombinimi është më i mirë. Çdo gjë që ju zemëron apo ju bën të pavendosur për BE-në nuk duhet të shërbejë për t’ju luftuar kundër BE, por për të pasur një BE më të mirë.'

Ora 17:50
Rama studentëve të Kolegjit të Europës: Jeni në pjesën më të shndritshme të Ballkanit Perëndimor! Njiheni sa më mirë kulturën, t'ua transmetoni atyre në Bruksel

 

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë bëri dhe batuta me presidenten e KE, von Der Leyen si dhe me studentë të këtij Kolegji.

Rama iu kujtoi atyre motin e ftohtë në Bryzh dhe Poloni, dy vendet e tjera ku ka një Kolegj Europe, si dhe motin plot me diell këtu.

'Nuk besoj në rastësitë, nuk është rastësi që Kolegji e çel kampusin në momentin kur Shqipëria çeli negociatat për pjesën më të vështirët të procesit për në BE. Shenjë e fortë që yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga drejt anëtarësimit është e pandalshme. Pashë videot e studentëve dhe u ndjeva pak keq për ta. Bryzhi plot me shi, Natolina plot me borë, shikoni këtu. Është vetëm fillim.

Nuk keni parë ende asgjë. 31 studentë nga 22 kombësi duke pasur këtë bekim të mblidhen së bashku në një fole të Europës që ndodh të jetë në pjesën më të shndritshme të BP. Duhet ta jetoni çdo minutë. Të thithni gjithçka. Duke thënë se duhet të merrni gjithçka, jo vetëm të fitoni më shumë njohuri për BE, por edhe për kulturën, traditën, historinë. Herët më shumë se vonë, njerëzit në Bruksel do duan të dinë më shumë.'

Ora 17:37
Çelja e Kampusit të Kolegjit të Europës, Rama me batuta: Ursula ti je mike e palëkundur e jona! Ne për miqtë edhe mund të vrasim

 

Kryeministri Edi Rama foli në çeljen e Kampusit të Kolegjit të Europës. Nga Piramida Rama vlerësoi presidenten e KE-së Ursula Von Der Leyen e pranishme në ceremoni, si dhe rektoren e këtij kolegji Federika Mogherini.

'Do përpiqem fjalën e gjatë që më kanë përgatitur njerëzit e mi. Nuk ka dyshim fillesa është Ursula dhe i shpreh një falënderim të thellë nga zemra që ka qenë kaq shumë mike e palëkundur e dashur dhe e vërtetë për rajoni. Dua të të garantoj se ky është një investim se për miqtë shkojmë përtej madje dhe mund të vrasim. Ti je politikania më e sigurt europiane që ekziston. E di që Federika e di që ajo që po them është e vërtetë. Federika filloi dhe u përpoq të bënte atë çka Ursula përfundoi që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryeze për të nisur bisedimet.

Nuk ishte shumë vjet më parë, por ishte Europë tjetër. Sot e festojmë këtë moment të jashtëzakonshëm. Takim me studentët dhe profesorët e Kolegjit të Europës. Pas vetëm, 2 vjetësh ballë për ballë, pasi kjo ide u hodh këtu në Tiranë kur zhvilluam samitin mes BP dhe BE. Dy vjet nga ideja tek realizimi. Është një arritje. Nisi nga një bisedë me presidenten Von der Leyen. Është një shembull të përdoret se ç’gjë e jashtëzakonshme është me gjermanët dhe shqiptarët në BE. Askush nuk do e kish besuar që kjo do ndodhte  në një kohë të shkurtër'.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin