Kolegji Zgjedhor certifikon këshillat në 7 bashki, hapet rruga për betimin e kryetarëve

Kolegji Zgjedhor certifikon këshillat në 7 bashki, hapet rruga për betimin e kryetarëve

Foto ilustruese

TIRANE-Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillat bashkiakë. Sot janë certifikuar 7 bashki, ndërsa vendimi është marrë me shumicë absolute 5-0. Këshillat që u certifikuan sot janë të' Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër. Përballë faktit se KQZ nuk mund të vendoste për këshillat, PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin ku nuk pati surpriza.

Ndërsa nesër do të shqyrtohen 13 të tjera, Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin.

Certifikimi i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për çdo njësi vendore. Opozita sot i dërgoi një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkoi pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët