TIRANE - Për të unifikuar shërbimin e urgjencave do të ngrihet për herë të parë Qendra Kombëtare e Shërbimit të Urgjencave. Për këtë arsye anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë kanë lënë zyrën e kryesisë së Kuvendit dhe janë drejtuar në ambientete urgjencës së QSUT-së për të diskutur projektligjin e paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë. Shefi i terapsisë intensive Mihal Kerci propozoi që të përmirësohet shërbimi i transportit të urgjencave. Ndërsa Fatos Olldashi, shefi i Kirurgjisë shtoi më tej me propozimin e tij që Qendra e Traumës të kthehet në një Spital të dytë Universitar.

“Që të bëhet një transport sa më i mirë, më efiçent, ne dimë që në pjesë e dëmeve të pacientëve janë ato që bëhen dhe nga transporti. Neve shohim dhe dëmtime nga mos oksidinimi i mirë gjatë transportit të pacientit. Nësë ambulancat tona do vazhdojnë të rrijnë kështu një ambulancë me një shofer, me një infermier përpara pa një bombël oksigjeni, pacientët tanë do vuajnë nga ipoksia”, tha shefi i terapisë intensive Kerci. 

“Një vërejtje që ne e ndjemë dhe e bëmë, Spitali Universitar i Traumës mbase në të ardhmen nuk do të duhet të shërbejë dhe thjesht si Spitali Universitar i Tarumës por të ishte një spital universitar i dytë i Tiranës që mbase e ka të nevojshme Tirana këtë gjë dhe brenda këtij spitali universitar do të ishte dhe qendra e Traumës”, tha shefi i Kirurghisë Fatos Olldashi.

Ndërsa Myzafer Kaci shef i urgjencës kirugjikale shtoi se është rritur numri i urgjencave me 30% më shumë se një vit më parë.

“Ka ngarkesë të jashtëzakonshme, ngarkesë që kohët e fundit është bërë e frikshme, lidhur dhe me urgjencat që vijnë dhe nga rrethet që most ë përmendim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur 30 deri 35 %. Vazhdojmë me pretendimin dhe vazhdojmë me fjalët "Mjekësia është falas", nuk besoj se ka mjekësi falas, ka mjekë falas dhe duke u nisur nga kjo shprehje këtu vjen gjithë Tirana, gjithë rrethet dhe kërkojnë mjekësi falas të bëjë çdo gjë në orë të caktuar me vend dhe pa vend”, - tha Kaci.

Ky projekt ligj vjen pas konstatimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, që urgjencat nuk funksionojnë siç duhet ku një nga problemet kryesore është fakti se ambulancat nuk shkojnë në kohë në vendin e ngjarjes.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)