Komisioni i Venecias i sugjeron partive politike shqiptare pikërisht nisjen e aksionit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por sipas tyre ku duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët politikë. Nga ana tjetër, edhe pse zyrtarët e Këshillit të Evropës e dinë shumë mirë se në Shqipëri është e vështirë të zgjedhësh institucione të pavarura por edhe njerëz të pavarur, i bëjnë thirrje forcave politike të mos heqin dorë në asnjë moment nga kërkesa për të pasur një KQZ jashtë politikës
Ndër rekomandimet më kryesore të Komisonit të Venecias është edhe ai për numërimin e votave në kutinë e gabuar. Kjo ka qenë problematika kryesore që "penalizoi" edhe procesin zgjedhor të 8 majit në Tiranë, e përsëritur edhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR kur palët nuk ranë dakord për numërimin e këtyre votave. Komisioni i venecias sugjeron që ligji të shprehet qartazi për mënyrën sesi do të numërohen këto vota, nëse ato do të merren ose jo në konsideratë.
Një tjetër pikë e raportit ka të bëjë edhe me financimin e fushatës zgjedhore, lidhur me çështjen e financimit të fushatave zgjedhore dhe tekniciteteve të tjera për zgjedhjet.
KONKLUZIONET E VENECIAS
Siç u theksua edhe në opinionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR, kodi zgjedhor në Shqipëri ofron bazë të plotë teknike përzgjedhjet.
2. Megjithatë, eksperiencat e fundit në implementin e Kodit zgjedhor tregojnë se një numër i konsiderueshëm përmirësimesh duhet të bëhen ende në legjislacionin zgjedhor dhe në praktikë.
3. Problemet e përsëritura me zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri nuk mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor. |
Ndonjë përmirësim domethënës në cilësinë e procesit zgjedhor nuk do të arrihet pa një ndryshim të qëndrimeve dhe praktikave të grupimeve kryesore politike dhe liderët e tyre. Megjithë ekzistencën e e dobësive në kodin zgjedhor, që janë bërë të qarta gjatë zgjedhjeve të fundit në Shqipëri ka disa cështje kyç që duhet të përmirësohen. Ndryshimet në vecanti duhet të përfshijnë:
4. Rregulla për të siguruar vendosjen e anëtarëve të komisioneve zgjedhore në një mënyrë precize dhe duke ndaluar lëvizjen e tyre vetëm kur kjo është e motivuar sipas rregullave ashtu sikurse edhe refuzimin e gjyqtarëve të Kolegjit zgjedhor pa ndonjë motivim të qartë.
- ndryshime dhe me shumë qartësi në procedurën e numërimit të votave, vevanërisht sa i përket votave të hedhura në kutinë e gabuar.
- Të merren në konsideratë sa më qartëissht të specifikave lokale të zgjedhjeve në kod, në mënyrë të vecantë sa i përket parashikimeve për akses në media, financimin e fushatës dhe veçoritë e zgjedhjeve në Tiranë
- Të bëhen parashikime lidhur me aksensin mediatik dhe finanancimin e fushatës në mënyrë më efektive
5. Eliminimin e boshllëqeve dhe paqartësive të tjera, si përshembull lidhur me aplikikmin e pragut zgjedhor në zgjedhjet vendore, kërkesave gjinore, si dhe ankimimet e apelimet.
6. Ndryshimi thelbësor duhet të jetë megjithatë, nëse do të jetë e mundur që të hiqet dorë nga kompozimi prezent bipartizan i administratës zgjedhore, bazuar në një balancë ndërmjet dy partive kryesore politike, drejt një administrate të zgjedhur duke përfshirë një element jopartizan dhe imparcial.
7. Ky ndryshim është i domosdoshëm nëse dikush dëshiron të zvogëlojë konfliktet dhe polarizimin brenda administratës zgjedhore. Megjithatë, në rrethanat e tanishme, do të jetë shumë e vështirë në Shqipëri për të identifikuar një person ose trup i cili mund të emërojnë të tillë anëtarë jopartizanë për administratën zgjedhore, në mënyre që të gjykojë në mënyrë të paanshme. Kjo gjë, nuk duhet të pengojë autoritetet shqiptare që të përpiqen për të zhvilluar më tej një zgjidhje të tillë.
8. Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR bëjnë thirrje edhe njëherë se stabiliteti i legjislacionit zgjedhor është i rëndësishëm për besimin publik në procesin zgjedhor.
Amendamenet duhet mbi të gjitha dhe në mënyrë të konsiderueshme të jetë konform punës legjislative me standardet ndërkombëtare
9. Një proces publik me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, është i rëndësishëm në inkurajimin për besim dhe konfidencë nga pritshmëria zgjedhore. Të gjitha patitë, si në qeveri dhe në opozitë, kanë përgjegjësinë sa i përket kësaj. Procesi për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës. Duhet gjithashtu të përfundojnë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
10. Komisoni i Venecias dhe OSBE/ODIHR do të vazhdojnë të qëndrojnë të gatshëm për të asistuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë në përpjekjet e tyre për të krijuar një punë legjislative për zgjedhje demokratike në konformitet të plotë me angazhimet e Këshillit të Evropës dhe OSBE dhe standarteve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
(Shkrimi është publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com)