Tirane- “Platforma online dhe rrjetet sociale po përdoren për fushata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre e dezinformacion” tha kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni e thirrur sot (13 nentor) në Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”
Kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, foli për rrezikun nga ndërhyrjet e huaja malinje, duke arritur deri në financimin e portaleve të ndryshme online me qëllim ndërhyrjen në proceset zgjedhore të vendit.
“ aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre, paralelisht me përcjelljen dhe sinkronizimin e propagandës për fushata dezinformomi të qëllimshme për të nxitur dhe shkaktuar destabilitet, për të influencuar perceptimin e opinionit publik dhe nxitur reagime të tij sipas synimeve të caktuara, për të ndërhyrë dhe manipuluar procese të rëndësishme demokratike, për të shkaktuar reagime të dhunshme kundër vendimmarrjeve të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare, ndërkombëtare dhe asaj kolektike mbi procese politike të caktuara që lidhen me funksionimin e shoqërisë demokratike dhe qytetare, për të shkaktuar kaos dhe nxitur ndasi të thella sociale ekonomike për të cenuar sigurinë ekonomike të vendit e shëndetësore për të sfiduar besueshmërinë ndaj sistemit demokratike, të informacionit të vërtetë dhe për të shkaktuar konfuzion, për të identifikuar platoforma dixhitale me audiencë të lartë dhe burime njerëzore potenciale për financim apo edhe rekrutim në funksion të përcjelljes së deziformimit sipas synimeve konkrete.
Në fund të fjalës së saj, mbledhja kaloi me dyer të mbyllura, për shkak të informacioneve të klasiikuar, teksa publikisht nuk u dhanë shifra dhe detaje nga këto ndërhyrje kibernetike apo dezinformimi.
Fjala e Vlora Hyseni:
"Dixhitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi, rrjetet sociale, përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë të shërbimeve dhe informimin për qytetarët, rritjen e transparencës për publikun, ndërveprimin social, në këndvështrimin e sigurisë, po përdoret për fushata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre dhe për dezinformacion.
Në këndvështrimin e një shërbimi inteligjent, dezinformimi karakterizohet nga prodhimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacioni të caktuar me një synim dhe impakt të caktuar për të cenuar sigurinë kombëtar, për të shkaktuar destabilitet, për të cenuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike e sigurinë shëndetësore. Përdorimi në shkallë të gjerë i hapësirave online dhe teknologjike të avancuara të informacionit, sjell sfida të reja të sigurisë, të cilat nuk mund të adresohen nga një institucion i vetëm.
Ky ekosistem dixhital po shfrytëzohet me dimensione në rritje nga shtetet kundërshtare të sistemeve demokratike, shërbimet e tyre të sigurisë dhe inteligjencës, aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre, paralelisht me përcjelljen dhe sinkronizimin e propagandës për fushata dezinformomi të qëllimshme për të nxitur dhe shkaktuar destabilitet, për të influencuar perceptimin e opinionit publik dhe nxitur reagime të tij sipas synimeve të caktuara, për të ndërhyrë dhe manipuluar procese të rëndësishme demokratike, për të shkaktuar reagime të dhunshme kundër vendimmarrjeve të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare, ndërkombëtare dhe asaj kolektike mbi procese politike të caktuara që lidhen me funksionimin e shoqërisë demokratike dhe qytetare, për të shkaktuar kaos dhe nxitur ndasi të thella sociale ekonomike për të cenuar sigurinë ekonomike të vendit e shëndetësore për të sfiduar besueshmërinë ndaj sistemit demokratike, të informacionit të vërtetë dhe për të shkaktuar konfuzion, për të identifikuar platoforma dixhitale me audiencë të lartë dhe burime njerëzore potenciale për financim apo edhe rekrutim në funksion të përcjelljes së deziformimit sipas synimeve konkrete.Nevojitet për t’i paraprirë këtij zhvillimi teknologjik të informacionit me kapacitete, adresimin e këtij fenomeni kërcënues me tendenca rritje me teknike legjislative kudërvënëse dhe parandaluese, duke respektuar detyrimin për transparencë e llogaridhënie në raport proporcional me kërcënimin
Çështja nuk është më a është prezent dezinformomi, por sa i sofistikuar dhe sfidues po shndërrohet dezinformimi, a janë prezent ndërhyrjet e huaja malinje në proceset demokratike, si t’i parandalojmë që ato dezinfirmacione mos të deformojnë proceset demokratike dhe masat ligjore dhe administrative të nevojshme që duhet të ndërmerren, kapacitetet që duhet të ndërtojmë në nivel vendi për të penguar realizimin e synimeve të tyre
Vlerësojmë se dezinformimi dhe operacionet e ndikimit malinj në proceset demokratike janë pjesë kritike e operacioneve informative të shteteve e shërbimeve të inteligjencave armiqësore.
Dezinformimi dhe operacionet e ndikimit malinj në proceset demokratike janë pjesë kritike e operacioneve informative të shteteve e shërbimeve të inteligjencave armiqësore e jo miqësore. Hapësirat online do të mbeten shënjestër e tyre. Fushata dezinformuese e ndërhyrjet malinje theksohen në momente të rëndësishme si proceseve zgjedhore dhe situata të brishta të sigurisë dhe politike. Qëllimi ka qenë për të shkaktuar kaos dhe panik, shkaktuar konfuzione dhe minuar opinionin publik dhe institucionet
Teknologjitë e reja të komunikimit në epokën e inteligjencës artificiale po rrisin sofistikimin dhe vështirësitë e identifikimin e origjinës sidomos kur pas tyre qëndrojnë aktorë shtetërore, por edhe për shkak të programeve algoritmeve të shpërndarjes për audiencë të gjerë.
Aktorët e huaj shtetërore shfrytëzojnë boshllëqet në legjislacion, sidomos në procese zgjedhore etj, instruktuarën elektronike, programe të reja për të përgatitur fushata ndërhyrje malinje apo të dezinformacionit”.