Ministria e Financave ka publikuar 407 emrat e ish të përndjekurve politik të cilët duhet të dorëzojnë dokumentat për të marrë dëmshpërblimin. Të gjithë futen te kategoria e trashëgimtarëve dhe bëhet fjalë për të marrë këstin e tretë. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik.
Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.
Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.
Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.
( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat e 407 trashëgimtarëve që kanë gati këstin
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
20 Nëntor, 13:32
-
Krimet e komunizmit, ish-të përndjekurit kërkojnë drejtësi! Rezoluta: ‘Të dënohen me ligj krimet e komunizmit në vend’
20 Dhjetor 2023, 19:27
-
Autoriteti i Dosjeve propozon ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë! Pagesa fikse për të internuarit në kampe e punë të detyruar
23 Shtator 2023, 14:30
-
Deputetët socialistë nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë nga komunizmi, ish të përndjekurit politikë: Të kërkojnë falje (VIDEO)
23 Nëntor 2022, 11:46
-
Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, qeveria vendos për fondet për 54 persona, do të merren me këste
26 Tetor 2022, 13:34
-
‘Në mbledhje ku po na bënin demaskim publik, u ngrit një punëtor dhe tha; t’i bëjmë shembull, t’i djegim…’/ Dëshmitë rrëqethëse të Uran Butkës
3 Tetor 2022, 07:38
-
Nis shpërndarja e këstit të katërt për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve
19 Shtator 2022, 15:20
-
Ish të përndjekurit, protestë para Ambasadës Gjermane: Strehon 3 kriminelë të regjimit! Edmond Caja, Qemal Lama e Lekë Imeraj na torturuan
15 Shtator 2022, 17:49
-
31 vjet nga rrëzimi i shtatores se Hoxhës, Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit: Do e çojmë këtë iniciativë në Kuvend! Shqiptarët do t’i dinë kriminelët e diktaturës
20 Shkurt 2022, 11:30
-
Yuri Kim me ish-të përndjekurit në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Jam e prekur! Njerëzit që nuk kanë gjetur eshtrat e të dashurve të tyre vazhdojnë të vuajnë
14 Shkurt 2022, 16:40
-
‘Kampi i vdekjes’ në Vloçisht, përkujtohen viktimat e regjimit, familjarët duan eshtrat e të afërmve
31 Gusht 2021, 15:47