Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit. Rjepaj tha se Rrapaj ka qenë pjesë e delegacioneve në udhëtimet në Itali pasi ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera..
Albana Vokshi:Në të gjithë vizitat qoftë në itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?
Klodian Rjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë.
Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.
Albana Vokshi: Po Umbro Stacini ka qenë pjesë e delegacioneve. Ka pasur një seri nga nëntori 2013- janar, shkurt mars 2014?
Klodian Rjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh.
Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë i jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.
Albana Vokshi: Do të thoni që Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini janë pjesë e 'servici italias' që fitoi koncesionin?
Klodian Rjepaj: Klodian Rrapaj e Staccini nuk janë pjesë të Universitetit por pjesë të polit që ka bërë koordinimin e marrëveshjes me rajonin e Umbrias.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor 2024, 10:59
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor 2024, 15:22
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor 2024, 17:50
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
18 Nëntor 2024, 15:04
-
PD s’lejoi dëshminë e Beqajt te Hetimori i Shëndetësisë, avokati paralajmëron padi në Strasburg: Trajtim çnjerëzor, s'e lanë të flasë! Kishin frikë të shihnin provat që s’i ka gjykata
17 Nëntor 2024, 10:49
-
‘Dështimi’ i Hetimorit të Shëndetësisë, Logu në Report Tv: PS e kishte të qartë që do bllokojë punën! Bala: Ligji nuk e përcakton si të dëshmonte Beqaj
15 Nëntor 2024, 17:56
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor 2024, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor 2024, 07:20
-
Manual se si degradojnë komisionet hetimore parlamentare
14 Nëntor 2024, 17:32
-
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia
14 Nëntor 2024, 12:28
-
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
14 Nëntor 2024, 09:13
-
Sherr në orën 1 pas mesnate tek Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj futet në sallë, përplaset me deputetët PD! Zhupa: Po kërcënon! Vokshi: Urgjent kthejeni në burg! Ish ministri - Spahos: Ti mbylle gojën
14 Nëntor 2024, 08:25