TIRANË- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC, u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro.
Biznesmeni Rjepaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat mbrëmjen e djeshme (16 gusht 2023) pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. Ndërkohë sot u mësua dhe arrestimi i ish zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin.
Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani, caktoi masa sigurie edhe ndaj 6 personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.
“Arrest shtëpie” u caktua për Saimir Kadiun drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për mjekun Arben Gjata me detyrë shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. është caktuar masa 'detyrim me paraqitje'.
Për 6 zyrtarët e mjekësisë veprat penalet të shënuara në dosje nga SPAK, janë 'falsifikim dokumentesh' dhe 'shpërdorim detyre', ndërsa vetëm për biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për 'Mashtrim'.
Pritën ardhjen e Ilir Rrapajt në Shqipëri, me pushime në Dhërmi
Prokurori i SPAK mësohet se i ka dërguar kërkesat për masa sigurie në gjykatë dy muaj më parë dhe GJKKO firmosi masat e sigurisë më 23 qershor 2023, ndërsa zbatimi i tyre u bë dy muaj më pas, këtë gusht. Burime për Report TV bëjnë me dije se vonesa prej dy muaj për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është kryer për shkak se SPAK ka pritur ardhjen ne Shqipëri të Ilirjan Rrapaj. Mësohet se biznesmeni ka hyrë në Shqipëri nga Italia dhe ndodhej në Dhërmi me pushime kur dhe iu vunë prangat. Dhe mbrëmjen e djeshme u transferua në Tiranë.
Veçohet dosja e Ilir Beqajt
Nga ana tjetër materialet për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj janë veçuar në një çështje tjetër, ndërsa brenda gushtit pritet të mbyllen hetimet edhe për Koncesionin e Check-Up-it. Ilir Beqja, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.
I vetmi politikan i arrestuar për koncesionin
Klodian Rjepaj është i vetmi politikan i arrestuar për këtë çështje deri tani. Gjatë hetimeve të nisura më 13 janar 2020, Klodian Rrjepaj u pyet për 3 herë rresht si kryetari i komisionit të prokurimit publik. Gjithashtu u pyetën edhe anëtarë të komisionit kur në shkurt 20213 u hap gara për koncesionin.
Në vitet 2009-2012, Rjepaj ka qënë Drejtor Kabineti në Ministrinë e Shëndetësisë, kohë kur kjo ministri drejtohej nga Petrit Vasili, kur LSI ishte në koalicion me Sali Berishën.
Dëshmon dhe Shkëlqim Cani
Për më shumë se 3 orë SPAK mori në pyetje edhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, në cilësinë e dëshmitarit për koncesionin e sterilizimit.
‘Kam dhënë përgjigje për ato që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit. Ç’donte Ilir Rrapaj me mua, nga ta gjej unë lidhjen! Pse duhet ta njoh unë atë. Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam largua nga detyra. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin. ‘- tha Cani.
Dosja 348 faqe
Dosja e SPAK përbëhet nga 348 faqe. Ndër gjetjet e konstatuara janë dhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë. Ndërkohë kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim.
Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.
Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Pjesa tjetër e aksioneve të kompanisë “SaniService” zotërohet nga tri subjekte, përkatësisht, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%. Mediat kanë raportuar se Rrapaj, ishte emigrant në Itali por u kthye në Tiranë pas fitores së Partisë Socialiste ku fitoi kontratën koncesionare 100 milionë euro.
Afati i koncesionit është 10 vjeçar ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKR nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro.
Dritë hijet e koncesionit
Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Në 2016 Prokuroria e Tiranës deklaroi se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.
Hetimi për koncesionin e sterizilimit nisi në 13 janar 2020 për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
*Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetarja Keti Banushi
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Prokurori i çështjes, Edvin Kondili i tha BIRN ata janë në hetim për rolin e tyre në dhënien e koncesionit të sterilizimit.
Ka përfunduar dëshmia në SPAK e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Shkëlqim Cani. Në një dalje për mediat ai tha se duhet të ruaj sekretin hetimor e se ai ka zbatuar ligjin. Cani u shpreh se ka dhënë miratimin për koncesionin pasi ishte plotësuar dokumentacioni. Cani u shpreh se në momentin që kanë filluar pagesat ai nuk ishte ministër.
‘Jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas me detaje se çfarë ndodhi. SPAK-u duhet falënderuar bashkë me ju pasi po punojnë për zbulimin e të vërtetës. Jam gati të përballem me drejtësinë. Kam qenë i hapur për çdo çështje. Unë kam dhënë përgjigje për ato që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit.
Ç’donte Ilir Rrapaj me mua, nga ta gjej unë lidhjen! Pse duhet ta njoh unë atë. Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam largua nga detyra. Kam qenë dakord. Unë them nëse plotësohet dekomunetacion jam i detyruar të zbatoj ligjin. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin. ‘- tha Cani.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar arrestoi sot nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dhe mashtrim ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.
Biznesmeni Rrapaj u arrestua dje në mbrëmje ndërsa SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste; krahas dy arrestimeve, dy zyrtarë të tjerë Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj janë në arrest shtëpie, ndërsa 4 të tjerë detyrim paraqitje, Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi.
Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani u thirr sot nga SPAK-u si person që ka dijeni rastin, për të shpjeguar qëndrimet hezituese të tij para se kjo kontratë të miratohej.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.
Për çështjen e sterilizimit SPAK ka marrë dëshmi edhe nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me të cilin biznesmeni Rrapaj kishte vendosur kontakte të shpeshta.
Beqaj ka hedhur poshtë dyshimet për favorizime korruptive në kontrata.Prokuroria e Tiranës deklaroi në vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.
Drejtuesi i Nismës Thurrje, Endri Shabani, reagoi sot me një mbështetje për SPAK-un, që po heton këtë çështje, duke theksuar se “populli shqiptar pret drejtësi një orë e më parë”. Opozita mbështeti SPAK-un, duke e nxitur që t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, dhe “SPAK duhet t’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi”.
Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.
Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.
Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim./VOA
SPAK ka dhënë njoftimin zyrtar për firmosjen e 8 masave të sigurisë lidhur me hetimet për koncensionin e sterilizimit.
Sipas njoftimit të SPAK hetimet kanë nisur që në janar të 2020 ndërsa vendimi është dhënë 2 muaj më herët.
Masat e sigurisë dhe akuzat:
Klodjan Rjepaj- arrest me burg për shpërdorim detyre, “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim
Ilir Rrapaj- arrest me burg për mashtrim
Saimir Kadiu- arrest shtëpie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Marsela Serjana- arrest shtëpie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Arben Gjata- detyrim paraqitje për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Naile Ajazi- detyrim paraqitje për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Petri Mersini- detyrim paraqitje për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Njoftimi i plotë i SPAK
Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:
1. Caktimin ndaj personit nën hetim K.R. të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim I.Rr, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim M.S. të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
4. Caktimin ndaj personit nën hetim S.K. të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim A.Gj. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
6. Caktimin ndaj personit nën hetim P.M. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
7. Caktimin ndaj personit nën hetim G.B. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
8. Caktimin ndaj personit nën hetim N.A. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
Vendimi për caktimin e masave të sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.
Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë
GJKKO ka vendosur masat e sigurisë që më 23 qershor, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm ditën e djeshme 16 gusht 2023.
Burime për Report TV bëjnë me dije se vonesa prej dy muaj për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së posaçme është kryer për shkak se SPAK ka pritur ardhjen ne Shqipëri të Ilirjan Rrapaj.
Mësohet se biznesmeni ka hyrë në Shqipëri duke ardhur nga Italia. Burime për Report Tv bëjne me dije se Ilri Rrapaj është arrestuar në Dhërmi nga policia e Vlorës për llogari të SPAK, Ai ka qenë në Dhërmi me pushime dhe është transferuar dje në Tiranë.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.
Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit. Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se gjyqtari Erjon Bani në një vendim të pazakontë i ka sugjeruar prokurorit të çështjes për tenderin e sterilizimit Edvin Kondilit, që të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja si dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani.
Për herë të parë ndodh që GJKKO të vendosë masat e sigurisë që më 23 qershor, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm ditën e djeshme nga prokurori Edvin Kondli. Vonesa prej dy muaj për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së posaçme SPAK, është kryer për shkak se SPAK ka pritur ardhjen në Shqipëri të Ilirjan Rrapaj. Rrapaj ka hyrë në Shqipëri duke ardhur nga Italia.
Nga ana tjetër gjyqtari Erjon Bani ka vendosur të njëjtat masa siç ka kërkuar prokurori Edvin Kondili, por i ka sugjeruar që 8 masat të jenë 'arrest me burg' për të gjithë sepse nuk janë në proporcion të drejtë për të gjithë personat, pasi vepra penale që kanë kryer është e njëjtë për të gjithë dhe i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit.
Veprat penale të shënuara në dosje nga SPAK, janë falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për 'Mashtrim'.
Report Tv mëson se vendimi për masat e sigurisë për hetimet për koncesionin e sterizlimit janë firmosur më 23 qershor të këtij viti nga gjyqtari Erjon Bani. Një ditë më para ka qenë prokurori i çështjes Edvin Kondilli i cili ka kërkuar që të ekzekutohen masat e sigurisë.
Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi bëjnë me dije se pritet që të ketë edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për tenderin e sterilizimit.
Ndërkohë bëhet me dije se hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn vijon por çështja për të është ndarë dhe po hetohet më vete. Po ashtu vijon hetimi ndaj ish-ministrit edhe për tenderin e Check-Up me vlerë 130 mln euro e sipas gazetares Keti Banushi hetimet pritet të mbyllen brenda muajit gusht.
Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.
Çështja u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.
Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është paraqitur në SPAK pasi është thirrur si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Cani është thirrur për të dhënë shpjegime ne lidhje me një shkresë të firmosur nga Ministria e Financave në 2015 që ka lidhje me këtë tender.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata i është caktuar masa detyrim paraqitjeje nga SPAK lidhur me hetimin e koncensionit të sterilizimit.
Mes personave për të cilët SPAK lëshoi masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e koncensionit të sterilizimit, figuron edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata.
Në vitin 2015 ai ka qenë komisionin e koncensionit e sterilizimit. Më poshtë gjeni dëshminë e tij në SPAK siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’
Gjata shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor. Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë.
“Nga eksperienca që kam në këtë fushë mënyra e procedimit me prokurim të zakonshëm mund të çonte në dështim. Do duhej që të gjitha shërbimet e parashikuara të prokuroheshin me procedura të veçanta. Përsa i përket prokurimit të instrumentarit, mesa jam në dijeni, procedura e fundit e prokurimit të tyre është bërë në vitin 2004. Kompanitë seriozë që ofrojnë cilësinë më të lartë nuk janë të interesuara për tregun shqiptar. Ndërsa koncesioni në fjalë tërhoqi një kompani serioze, siç ishte ajo që fitoi procedurën.”, theksoi Gjata.
SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarimi pasurise, leshon rraporta fiktive ku drejt rryshfetit, modifikon diagnozat e kempeve kundrejt rryshfetit. Te hetohet imtesisht
PërgjigjuDuhej ditur /biografia/ si ajo e kohes se Xhaxhit,para se te jepej tenderi.Dje firme ndertimi.sot fitues tenderi per sterilizim spitalesh! Nuk kontrolluan me pare ata qe e shpallen fitues nese kishte patur eksperience me bizneset spitalore me pare,nese kishte patur kontrata te tjera ne kete fushe e sa i besueshem ishte?!
PërgjigjuKeta duhen sterilizuar meqe paskan fituar tenderin.
PërgjigjuBravo Spaku Respekte! Vazhdoni keshtu!
PërgjigjuC.na duhet burgu ne.meruni pasurin legenave se e rropen kete vend.Edhe mbiemrin Rjepi e kishte ky kokdashi
PërgjigjuPadisha, jep doreheqjen! Boll e drobitet vendit! E terret, e mpaket!
PërgjigjuPrape te majte? Kjo qe po ndodh eshte padrejtesi e madhe! Ende SPAK nuk ka arrestuar asnje te djathte! Kjo njeanshmeri e drejtesise se re nxit urrejte ne popull per SPAK dhe te djathten! Por do ta shohin mire pergjigjen ne Kukes kur PS te fitoje me 80%.
PërgjigjuKe te drejte Ergi, po ne kete vend jane bere vrasje politike e kryer krime te perbindeshme, dhe akoma nuk po denohet kush!
Hajduti e ka vendin ne burg,i majte apo i djathte te jete. E mbeshtes shum Edi Ramen por dhe uroj qe ministrat qe vjedhin ata njerez andej te kalben nburg. Sa per Saliun besoj se rradhen e ka sh shpejt
Né BURG BURG BURG BURG BURG BURG RRACA e FÉLLIQUR e HAJDUTÉVE , KUSARÉVE , BANDITÉVE , GJAKPRISHURVE , FUNDÉRRINAVE me Kollare !!! Por né QOFTÉSE NUK ka KONFISKIM té PASURIVE , LLOGARIVE BANKARE dhe gjithé PRONAVE qé kèta KRYE GRABITQARÈ DISPONOJNÈ , atèherè SPAK duhet tè quhet ASPAK dhe S'TA KAP !!!! KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM KONFISKIM tè tè gjitha PASURIVE qè disponojnè , vetèm késhtu do tè QUHET DREJTÈSI e véné né VEND . RESPEKTE pér ALTIN DUMANIN dhe SPAK , por duhet KONFISKIM KONFISKIM dhe vetém KONFISKIM , sepse vetém nè kétè mènyrè HAJDUTÈT mbasi té béjné BURGUN do té NGELEN POSHTÉ URAVE , PA STREHÉ dhe PA FAMILJE . Késhtu vepron DREJTÉSIA né USA , CANADA , AUSTRI ,GJERMANI , AUSTRALI , ZVICÉR , NORVEGJI , SUEDI , DANIMARKÉ me HAJDUTÉT , GRABITQARÈT dhe GJAK PIRÉSIT qè VJEDHIN TAKSA PAGUESIT dhe POPUJT e kètyre vendeve qé pèrmenda mé sipér . E vetmja SHPRESÉ e SHQIPÈRISÉ éshté ALTIN DUMANI i NDERUAR
PërgjigjuNdoshta SPAK po e heton Ilir Beqajn njelloj si Ahmetajn. Precedenti eshte i njejte dhe nese nuk veprohet keshtu atehere organi akuzes eshte selektiv. Pa sekuestro pasurie dhe pa nje denim minimumi 12 vite me mire te na e kursejne shfaqen. Problemi tjeter qendron ne faktin se vetem socialistet jane te koruptuar? Apo te gjitha qeverite majtas dhe djathtas keto 30 vite kane qene te koruptuara? Besimi te SPAK po rritet por serish ka dyshime. Ka ardhur koha qe SPAKti heqe keto dyshime te shqiptaret e etur per drejtesi. Kushdo njeri i thjeshte me keto akuza do ishte kalbur ne burg ndersa keta te tjeret me arest shtepie dhe detyrim paraqitje. Nese akuza eshte e vertetuar atehere keta kane vepruar si grup i strukturuar kriminal.
PërgjigjuRjepaj dhe Rrapaj, ç’koinçidence mbiemri me punen e tyre: vjedhje dhe mashtrime me leket e shqipetareve.
PërgjigjuSa milion euro rikuperohen nga kjo aferë?!! Nuk na intereson burgosja e këtyre sepse pas dy ditësh zëvendësohen nga të tjerë, më të babëzitur!
PërgjigjuO frate o Kold rrjepsi po ti ca pate...drejtesia vonon por nuk harron. Ne burg do hash puro sa te duash tani kane burgaxhit puro per ty...
PërgjigjuSi perfundim referuar nje socialisti te paster deklaruar live ne tv , keta nuk vodhen as me pak e as me mire se ata qe mendojne se dosjet e tyre jane shume thelle e nuk do ju vije ora.. As ka qene e as ka per tu bere ndonjehere ky vend.
PërgjigjuCfare eshte perralle? Qe Epiri i Lashte ishte shtet shqiptar? Apo qe ne kulmin e fuqise se tij mposhti ushtri romake, kartagjenase, ushtri nga Gauli (Franca e lashte), dhe aleance greke te udhehequr nga Sparta? Nese dyshon, lexo Plutarkun, Diodorin e Sicilise, Justinin, etj. //// Dyshon qe Epiri ishte shtet i qeverisur mire? Shiko amfiteatrin e Dodones dhe te Amantias. Shiko urbanistiken e Antigonese dhe te Butrintit. //// Cfare eshte perralle? Qe Perandoria Bizantine ishte shteti me i civilizuar ne Europe nga lashtesia e vone (kur Roma u rrenua nga fiset gjermane) deri ne mesjete? Apo qe perandoret me te famshem bizantin, si Konstandini, Justiniani dhe Juliani ishin ilir? /// Ik ha sup o shqipfoles! Ik se une nuk e kam mesuar historine as nga wikipedia, ku mund te shkruaj cdo lloj injoranti apo mashtruesi, dhe as nga agjent me sherbim te interesave greke si puna e NGL Hammond dhe mercenar te tjere si ai. Une e kam mesuar historine nga burimet e lashta, pa ndikimin e servileve pro-grek, o supaxhi!
O tepelena po ik me ato përrallat e tua, i thuaj ne vend tjeter, aty ku i besojn.
Ky vend ka qene perandori (bizantine) me perandor ilir me aftesi te shkelqyera, kur pertej perqndorise sone ne pjesen tjeter te Europes nuk kishte asnje mbreteri qe krahasohej me neve ne nivel civilizimi. Dhe shume shekuj para Bizantit, ky vend ka qene mbreteria epirote, me amfiteatre, me qeverisje te perparuar, dhe me ushtri qe derrmonte superfuqite europiane. Dhe ky vend, pas shume shekujsh vuajtesh, po behet perseri me nje zhvillim te shpejt si ne sistemin e drejtesise ashtu edhe ne turizem. Tani ik ha pak sup ti shqipfoles, qe te kesh cfare te vjellesh kur te botohet ndonje lajm tjeter pozitiv.
Ku jeni o llumra qe shanit opoziten si Ruse kur akuzonte Beqajn & co per tender korruptiv... 100million euro dem o llumra... jam i sigurt qe po ti kthehemi komentve ne po kete portal do gjejme te tipit i duan te keqen rames qe po ndryshon shqiperine... kane inat zhvillimin... etj parrulla boshe... o llumra a ju vjen ndopak ndot... se besoj se jeni dhe vete te perlyer
PërgjigjuKa thashetheme qe jane gati per t’u firmosur dhe ca arrestime te Juridiku!
PërgjigjuBurg nga 10 15 vite e lartë përndryshe keta Nuk e nxjerrin skemën Duhet edhe sekuestrim pasurie Nuk jemi keq për të parë gjyqe me Burg 1.5 vite Apo Arrest shtëpie Ne jemi lodhur Nuk ka vlerë gjithe Ajo Reforme 60 M€ pa sekustrim pasurie kokerr me kokerr
PërgjigjuOpinionistet edhe gazetaret mercenar, edhe shqipfolesit trushplare qe i ka hipnotizuar propaganda greke, do vazhdojn te sulmojn reformen ne drejtesi. Paraverisht se SPAK dhe GJKKO po e vertetojn se shteti shqiptar ka filluar te hyj ne nje faze te re te historise se tij. Disa gazetar dhe analista sulmojn si zagare te Saliut. Dhe disa si supaxhinj te Athines. Keta ndyrsira jane kthyer ne faktor vendimtar ne vrasjen e shpreses se shqiptareve dhe ne nxitjen e emigrimit shkaterrues. Gazetaret patriote duhet tu shpallin lufte, me shkrime dhe me debate televizive, ketyre mercenareve helmues.
PërgjigjuIk o termet me dhi dhe dele
E paskeni ndare Beqajn gjasme ne gjykim tjeter qe ta mbyllni pa e lagur se nuk u gjeten prova…Turp te keni qe vetem drejtesi nuk po beni.Doni te na mbushni mendjen qe ministrat ne Shqiperi nuk dine se cfare behet dhe nderkohe jane te gjithe me vila 3 miljnon Euroshe.
Përgjigjuky dallon qe tek mbiemri ....Rrjepaj ...enough said
PërgjigjuLerini keto filma o aspak se nuk i ha njeri. Arrestoni Veliajn, Ramen dhe Agaçin per inceneratoret dhe sidomos ramen qe spaska dite asgje per vjedhjet pastaj berishen meten xenin. Vetem atehere do kem besim tek ju. Deri tani jeni aspak dhe merreni me miza. Behuni SPAK siç duhet te ishtit.
PërgjigjuOre,po kurre nuk kuptuat qe mafia vjen e kap per xhakete me te dhjerin moralisht,pastaj hap rrugen me gishta? Nuk shkon ministri ke mafiozi hajde merr ket tender,nuk eshte keshtu. Mafia e di ku ka pare dhe gjen celesin. Pastaj celesi vete shkon e provon dyert nje nga nje,nguleni ne tru. Kur te thyhen ca celesa do shpetoje shteti.
PërgjigjuPo cmafia thua more...Mafia eshte vete qeveria, o rrot mulliri!
A ka shqiptar te besoj se Rjepaj dhe te tjeret e bene kontraten pa urdherin e Beqes?Ministrat te zgjuar ,marin perqindjen dhe per te firmosur urdherojne bedelet.Klodian ose trego cdo gje ose mbae burgun me shendet
PërgjigjuMinistrat, nè pamje tè parè "TÈ ZGJUAR", duken tè tillè, vetèm pèrsa kohè prokurorèt u lejojnè tè livadhisin. Nuk èshtè çèshtje zgjuarsie hajdutèsh kètu, pèrkundrazi, nèse ndjek kètè linjè mendimi, qè zv/ministri qènkèsh hajdut ndèrsa ministri Beqaj ikonè e kishès sè Laçit, atèherè duhet ti japim pèrgjigje njè pyetjeje tjetèr,,,,,çfarè bèn gjithè ditèn ikona e pastèrtisè Beqaj, nè njè ministri mbushur me hajdutè? Kujt i duhet njè ministèr i tillè, ku pèr çdo gjè, qènkan zv/ministri pèrgjegjès,,zyra e financave, Rrapajt e korrupsionit apo pastrueset e korridoreve?
Hahahaa,po kur je toç e behesh minister,pa tjeter qe keshtu shkon ministrija. Sa per inisiativen,ate e gjen gjykata qe ka letrat para dhe skane nevoje per mendjen as timen as tenden.
ja hodhi ministri eee! ska firmosur beqja se eshte i zgjuar..
PërgjigjuTë vinim deri tek ky rezultat ku nuk është bërë asgjë përveç se vjedhur. Sa vite të tjera do na premtojnë të bëjnë të njëjtën gjë që nuk do t'a bëjnë kurrë.
PërgjigjuSuksese në jetë o Ilir Beqja...
PërgjigjuTe futen brenda te ndershmit meqe i kemi me pakice dhe te lihen jashte burgaxhjte/kriminelet meqe jane shumica or teeeejjjjj
PërgjigjuHallall qumshti i nenes dumanit pomu gon dhe beqaj shif andej nga like floriri nga basha nga berisha nga mediu nga rama keshtu ndoshi ne ita mani pulite del pietro ne 92 tani eshge dumani hallall prap je jeri qe e do kege vend we e kan mbyt welbesirat
Përgjigju