Konflikt mes dy të rinjve në Bilisht, plagoset me kaçavidë 23-vjeçari, në gjendje të rëndë për jetën

Konflikt mes dy të rinjve në Bilisht, plagoset me kaçavidë 23-vjeçari, në gjendje të rëndë për jetën

Gevi Osmanllari, autori i plagosjes

KORCË- Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me një plagosje. Një 23-vjecar në Bilisht është transportuar në spitalin e Korcës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Autori i identifikuar sipas policisë është Gevi Osmanllari, 21 vjec. Përvec të riut, i lënduar nga sherri ka mbetur edhe vetë autori, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe tashmë ndodhet në Komisariatin e Devollit. Shqiptarja.com ka siguruar foton e të riut që bëri plagosjen.

Gevi Osmanllari, autori i plagosjes

Njoftimi i plotë:

Devoll
Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
‘Pse më sheh’, zbulohet arsyeja e sherrit mes të rinjve në Bilisht, autori e qëlloi 23-vjeçarin me kaçavidë në qafë

Report Tv ka mësuar se autori dhe 23-vjeçari i plagosur në Bilisht, janë konfliktuar verbalisht me njërin-tjetrin duke thënë: Pse më shikon?!

Më pas ata kanë zbritur nga makinat përkatëse dhe janë zënë me grushte. Në këtë moment, autori Gevi Osmanllari, ka marrë një kaçavidë e cila ndodhej në makinën e tij dhe e ka qëlluar 23-vjeçarin disa herë në qafë.

Mësohet se edhe autori ka marrë dëmtime fizike, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, ndodhet në Komisariatin e Devollit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/11/2018 22:21

    Do hajë nja 25 vjet tani brënda dhe gjith rininë e tij do ta kalojë në burg! Injorant Osman!

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/11/2018 21:01

    Bajga primitivë neandërtalë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik