Konflikti me Dumanin, Vokshi në 'Studio Live': Meta ka pësuar traumë! SPAK duhet inkurajuar

Konflikti mediatik që ka prodhuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreu të SPAK, Altin Dumani u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv, me analistin Indrit Vokshi. Sipas tij, PL është një parti aksionerësh pa ideologji dhe Prokuroria mesa duket ka në hetim aksionerët e kësaj partie.

'PL nuk ka ndonjë bazament ideologjik, ka qenë parti aksionerësh ,duhet të ketë përplasje mes aksionerëve. SPAK me çfarë thuhet ka në hetim çështje që prekin krerët e PL. Kjo ka shkaktuar traumë politike. Politikanët nuk janë mësuar të hetohen, kanë qenë ata që e kanë kontrolluar politikën. Në traumë bëhen veprime të çuditshme', thotë Vokshi.

Nga ana tjetër, Vokshi thotë se Meta ka pësuar traumë dhe kjo vjen pasi po lëkundet statusi i tij.

'Zoti Meta ka përjetuar një traumë politikë, për shkak të humbjes së statusit politik që ka pasur në shoqërinë shqiptare. Nuk jemi psikiatër që të shqyrtojmë gjendjen të Metës. Por duket se vjen nga humbja e statusit politik', vijon Vokshi.

Vokshi shton se Prokurorisë në këto kushte i duhet dhënë kurajo të vijojë punën më tej.

'Duhet ti japim kurajo prokurorisë. Abuzimi ka qenë i madh. Arroganca është shumë e fortë. Autoritarizmi ka qenë shumë i fortë. Ne nuk jemi subjekte të SPAK, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti japim kurajë Prokurorisë. Të mbyllet kapitulli i politikanëve autoritarë', shton ai.

Në vijim, analisti thekson se për 30 vite politikanë të tillë janë mësuar të veprojnë me arrogancë.

'Për 30 vjet kanë drejtuar me dorë të hekurt me arrogancë dhe nuk kanë dashur kurrë të respektojnë kushtetutën dhe ligjin. Ligji ashtu siç është konceptuar, për të mbrojtur interesa të qytetarëve. Jo për interesat e politikanëve', thekson Vokshi.

Më tej, ai shprehet se vetëm në Shqipëri ka ende politikanë që prej 20 apo 30 vitesh, ndërsa nuk është një gjë e tillë në vendet e Ballkanit, ku nuk ka politkanë të para vitit 2013.

'Populli nuk i kërkon. Por ka një ngërç që popullit nuk po i ofrohet një alternativë. Nuk kemi në asnjë vend të Ballkanit, politikanë që kanë 30 vjet aty. Merri me rradhë, që nga Mali i Zi, Kosovën, Greqinë, Maqedoninë. Janë politikanë nga viti 2013. Nuk ke politikanë nga viti 2000, as nga 1990.

Nuk kemi pasur mekanizma që të mos i lejojmë këta njerëz të rrinë gjatë. Zoti Rama tha troç nuk ka zgjedhje në partinë time. Nuk mundësohet rinovimi i elitave politike. Dhe prandaj thonë na do populli. Kanë krijuar mekanizma manipulimi', thekson Vokshi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Indrit Vokshi: Rithemelimi është stabilizuar politikisht, mbështetet nga pjesa më radikale e demokratëve

 

Analisti Indrit Vokshi komentoi në 'Studio Live' edhe aksionin e Rithemelimit, duke u shprehur se ka gjetur një lloj konsolidimi politik.

Sipas tij, Rithemelimi mbështet nga pjesa më radikale e demokratëve. 

'Rithemelimi ka pjesën me radikale të demokratëve. Pasi shohin një opozitë më agresive të Rithemelimit. Kanë çdo ditë nga një akuzë ndaj Edi Ramës. Aty kanë gjetur kanalin e Radios dhe e pëlqejnë. Pushteti i Ramës perceptohet si rrezik, në qytete dhe fshatra perceptohet si rrezik për luftë klasash. Janë vetëm anëtarët dhe zyrtarët e PS që janë të pasur, mundësi për karrierë dhe të tjerët për asgjë. Opozitarët duke parë këtë tendencë e gjejnë mbrojtjen tek ata krerë opozite që sillen më agresivë ndaj Edi Ramës. Rithemelimi ka arritur të stabilizohet politikisht. Duke qenë kështu do të ruajë pjesën më të madhe të opozitarëve. Në mënyrë të rrëmujshme Rithemelimi ka treguar se është faktori më i zellshëm ndaj qeverisë', thotë Vokshi. 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë