Konispol- Një trup i pajetë është gjetur nga barinjtë pranë kufirit shqiptaro-grek në Konispol.
Sipas policisë, kufoma i përket shtetasit M.SH 37 vjeç, banues në Vorë, Tiranë i cili është gjetur midis lagjes "Qesarajze" dhe piramidës 68.
Pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një motoçikletë e cila dyshohet e vjedhur.
Viktima dyshohet të këtë bërë aksident, pasi është gjetur i gjakosur në trup.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:14, në Konispol ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Shërbimet e Policisë pasi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se në një rrugë rurale pranë vendit të quajtur "Qesaraj" Konispol, është gjetur një person i pajetë shtetasi Sh.M., 37 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i cili dyshohet se është aksidentuar duke udhëtuar me një motor pa targa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com