Kontributi i Kryepeshkopit Anastas në Shqipëri, ndërtoi qindra kisha! Zbuti tensionet me Athinën e ndihmoi 33 mijë refugjatë të Kosovës

Kontributi i Kryepeshkopit Anastas në Shqipëri, ndërtoi qindra kisha! Zbuti tensionet me Athinën e ndihmoi 33 mijë refugjatë të Kosovës

Anastas Janullatos

Kur Kryepeshkopi erdhi në Shqipëri, kërkoi 3 gjëra: Të pranohej nga të gjithë orthodhoksët, Të pranohej nga instancat shtetërore, Të ruhej autoqefalia e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, kujton Atë Grigor Pelushi, ai është Klerik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në një intervistë të dhënë në emisionin Esencë në Report Tv.

Më 1991, Anastas Janullatos caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.  Në 2 gusht 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në Kishën Katedrale të Tiranës, në prani të të gjithë klerikëve e laikëve, përfaqësues të krahinave të Shqipërisë, të përfaqësuesve të Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës (Stambollit) si dhe nga klerikë ortodoksë nga SHBA, por duke pasur kundërshtime nga një grup personash brenda në kishë.

“..Në maj të vitit 1992 isha gati t’i rikthehesha përgjegjësive të mëparshme në Athinë dhe Afrikë, por Patriarkana Ekumenike më pyeti nëse isha gati të pranoja të zgjidhesha Kryepiskop i Shqipërisë. Një dilemë e madhe për mua...“ “...Nëse besimtarët orthodhoksë në Shqipëri dëshirojnë që të shërbej si kryepiskop, nëse ju jeni të vendosur – pasi nuk isha drejtpërdrejtë nën juridiksionin e Partriarkanës Ekumenike – dhe nëse qeveria shqiptare pranon përfundimisht këtë vendim, atëherë do ta pranoj këtë mision të vështirë”. “...Shqipëria nuk ishte një fron i zakonshëm, por një “stol me thumba”, shprehej Janullatos, në intervistën e publikuar në librin me titull “Kryepiskopi Anastas. Shërbëtori i Perëndisë në shumë vende”, në 95 vjetorin e Shkëlqesisë së tij.

Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë.

Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa.

Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre).

Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë.

Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar "Logos" Arkivuar 3 qershor 2019 tek Ëayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj).

Lufta në Kosovë

Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), Kisha Ortodokse organizoi një program të gjerë humanitar, i cili i kaloi 12 milionë dollarët, duke pritur 33,000 refugjatë, duke ofruar ushqim, veshje, ndihmë mjekësore dhe strehim. Kampi i fundit i refugjatëve që u mbyll në Shqipëri (qershor 2001) ishte nën kujdesin e Kishës.

Kisha Ortodokse ka ofruar ndihmë për banorët e prekur nga përmbytjet e vitit 2002 në zonat e Lezhës, Beratit, Gjirokastrës dhe Shkodrës në vitin 2010.

E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Kur ndodhi operacioni Fshesa kryepiskopi zbuti situatën por dhe doli në mbrojtje të hapur të popullit të vet’ thotë atë Grigor Pelushi, ai është Klerik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.

Marrëveshja që rregullon marrëdhëniet midis Shtetit dhe Kishes Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë sipas regjimit juridik të Shqipërisë, e cila administrohet dhe rregullohet sipas Statutit të ri të aprovuar në nëntor 2006, në Ansamblenë e veçantë Kleriko-laike, në Durrës.

Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Në 2010 u vlerësua me medaljen "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" të Republikës së Shqipërisë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi

Në vigjiljen e Krishlindjeve të 25 dhjetorit 2017, Një çerek shekulli pasi kishte ardhur në vendin tonë kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos mori nënshtetësinë shqiptare. Dekreti u firmos nga presidenti i atëhershëm Ilir Meta.

Kryepeshkopi meshonte në shqip. Ikonat nuk janë në greqisht, janë në shqip. Shërbesat e kishës sonë janë në shqip, në shqip kujtohen edhe etërit tanë të kishës. Numri i kishave të restauruara janë me dhjetëra dhe qindra, “që shkojnë rreth 10 milionë dollarë. Kisha e Norvegjisë, Danimarka, Suedia kanë dhënë shumë te ardhura për rindërtimin e Kishës sonë.  Kisha Katedrale ‘Ngjallja e Krishtit në Tiranë’ është dhuratë që kryepeshkopi ia bëri popullit shqiptar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ngushéllime: 25/01/2025 16:47

    Pushofte ne paqe ! Amen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem

Më të mirët e 2024-ës në futbollin shqiptar, Ermir Rashica fiton çmimin 'Talenti i Vitit' për djem