Policia e Tiranës ka dhënë sqarime për kontrollin e ushtruar një ditë më parë në lokalin e Sokol Nanos, djalit të ish-kryeministrit Fatos Nano, në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.
Policia thotë për këtë rast janë referuar materialet për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” në ngarkim të shtetasit Sokol Nano.
"Në lidhje me këtë rast dhe mangësitë e konstatuara në këtë subjekt, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Tiranë janë akoma duke kryer veprimet përkatëse verifikuese. Theksojmë se njoftimi në komunikatën e datës 14.12.2016 ka të bëje me të dhënat paraprake të kryera nga Policia. Sqarojmë opinionin se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Oficerët e Policise Gjyqësore bëhet vetëm pasi merret informacioni i nevojshëm nga agjencitë e tjera ligjzbatuese”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, në lidhje me sa me lart, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është duke kryer verifikimet e nevojshme për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarde të punës nga ana e Policisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com