Korçë/ Kërcënoi qytetarin me armën e shërbimit, nën akuzë efektivi i Policisë Ushtarake! Nën hetim edhe pronari i lokalit, e punësoi në shkelje të ligjit

Korçë/ Kërcënoi qytetarin me armën e shërbimit, nën akuzë efektivi i Policisë Ushtarake! Nën hetim edhe pronari i lokalit, e punësoi në shkelje të ligjit

Policia e Korçës

Korçë- Efektivi i Policisë Ushtarake kërcënon me armën e shërbimit pas sherrit me motive të dobëta një klient të lokalit ku ishte punësuar në mënyrë të paligjshme.

Policia vendore ka referuar materialet për efektivin e ushtrisë dhe pronarin e lokalit në Prokurori, për hetime në gjendje të lirë.

Rezulton se pronari i subjektit e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme si roje sigurie ushtarakun, i cili akuzohet se ka përdorur armën e shërbimit për të kërcënuar qytetarin që e denoncoi ditën e djeshme (2 Dhjetor).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 34 vjeç dhe E. F., 33 vjeç. Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi nga veprimet hetimore të kryera për një konflikt të ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Korçë, dyshohet se shtetasi E. F., 33 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin V. B., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi M. C., pronari i lokalit, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin E. F., si punonjës sigurie në lokal”, bëri me dije policia vendore për dinamikën dhe rrethanat paraprake.

Arma e shërbimit e shtetasit E. F. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, teksa pritet të sqarohen edhe detaje të tjera nga konflikti i ndodhur.

Materialet hetimore për çështjen i kaluan prokurorisë vendore, për veprime të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Bën 3 punë në ditë, historia e Edjola Mavriqit në ‘Një nga ne’: Më gjykojnë se zgjodha zanat burrash! Nuk dorëzohem

Bën 3 punë në ditë, historia e Edjola Mavriqit në ‘Një nga ne’: Më gjykojnë se zgjodha zanat burrash! Nuk dorëzohem