
Marinarët e aeroplanmbajtëses franceze ‘Charles de Gaulle’ janë infektuar nga koronavirusi. Lajmi u dha nga zëdhënësi I Ministrisë Farnceze të Mbrojtes.
“Të paktën 668 marinarë kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin”, ka deklaruar Ministria e Forcave të Armatosura.
Në njoftimin zyrtar Ministria ka bërë me dije se mes 1,767 marinarëve që ishin testuar kishin rezultuar të infektuar nga Covid-19 të paktën 668 prej tyre.
Mësohet se transportuesi ushtarak i cili po merrte pjesë në stërvitje të përbashkëta me simotrat e Europës Veriore në Detin Baltik, mbërriti në portin e Toulon rreth dy javë më pare, më herët nga sa ishte parashikuar, pasi rreth 40 anëtarë të ekuipazhit shfaqën shenja të simptomave nga koronavirusi.
Lajmi kryesor:
Covid-19, Italia regjistroi sot 525 viktima. Në SHBA mbi 30 mijë vdekje dhe 22 milionë të papunë. 007: Virusi mund të ketë dalë nga laboratori Wuhan




