Koronavirusi bllokon deklarimin e pasurive për 3.6 mijë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, shtyhet data e dorëzimit të deklaratave vjetore  

Koronavirusi bllokon deklarimin e pasurive për 3.6 mijë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, shtyhet data e dorëzimit të deklaratave vjetore  

Bllokohet pa afat deklarimi i pasurisë për rreth 3.6 mijë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të niveleve të ndryshme. Vendimi është marrë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e infeksionit të shkarkuar virusi Covid-19. Sipas legjislacionit në fuqi afati për dorëzimin e deklaratave për të gjithë ndryshimet në pasuri për vitin 2019, për funksionarët dhe ish-funksionarët që janë subjekte deklaruese, ishte data 31 mars 2019. Kjo datë është shtyrë pa afat deri në një urdhër të dytë. Procesi i deklarimit të pasurive dikton afërsi fizike mes personave, duke rritur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Në ligj parashikohet edhe forma dorëzimit të deklaratës së pasurisë në rrugë elektronike, por kjo në praktikë nuk zbatohet gjithmonë, pasi deklarata e pasurisë shoqërohet me një dokumentacion voluminoz provues.

Konkretisht, të gjithë subjektet deklaruese si dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të paraqesin deklaratën e tyre, personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, për të gjitha llojet e deklarimit, ose me mjete të komunikimit elektronik, të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë. Kur, dorëzimi bëhet personalisht në strukturat përkatëse të institucioneve, pasqyrohet në një procesverbal, që

përfshin të dhënat për identifikimin e deklaratës së dorëzuar, datën e dorëzimit dhe nënshkruhet nga nëpunësi dhe marrësi. Kjo praktikë dikton një afërsi të caktuar fizike mes mijëra personave. Po kush janë zyrtarët që duhet të deklarojnë pasurinë dhe cilët janë përjashtuar nga ky detyrim? Me ndryshimet e fundit në ligjin për nr.9049, datë 10.4.2003 për deklarimin e pasurive, është përgjysmuar numri i subjekteve që duhet të deklarojnë pasurinë.

Kategoritë që nuk do të deklarojnë pasurinë

Zyrtarët e doganave

Zyrtarët e tatimeve

Zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues në pushtetit vendor

Nënprefektët

Administratorët vendorë

Shefat e komisariateve të policisë

Shefat e sektorëve të policisë në qendër, rrethe dhe rajone.

Duhet të deklarojnë pasurinë

a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;

b) Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e Inspektoratit të Larte të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;

c) Zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të pushtetit vendor;

ç) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, dhe kryetarët e bashkive;

d) Drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;

dh) Prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve;

e) Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore;

ë) Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi dhe oficeret e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit;

f) Drejtori i përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, atë të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;

g) Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë;

gj) Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta;

h) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj.

i) Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;

j) Administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kokonoz sypula: 19/03/2020 13:46

    Si do ja beje Kokonozi ILDKPI tani.ku eshte mesuar ai pa grabitur deklarusit.kush nuk i jep paret gjoooooob.Te dhjefsha shtetin e pjerdhur

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/03/2020 19:47

    Po mirë qe ta marim vesh keta 3,6 mijë zyrtare dhe ish të tillë nga paguhen? Këta mu ta parazite. 3,6 mijë funderrina dembele ushqen populli i shkrete të cilin duan edhe ta asgjësojne nepermjet virusit. Ngrihu popull dhe shtypi bajgat me kembe !

    Përgjigju
  • sapa: 18/03/2020 19:26

    Si gjithmone kane fat plehrat!Ndoshta i kap corona te gjithe pa perjashtim per poshtersite qe i kane bere popullit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë