Bota është vendosur në alarm nga koronavirusi. Pandemia ka bërë që jo vetëm kampionatet, por koronavirusi të shtyjë edhe Champions League.

Dy ndeshjet e planifikuara për javën tjetër për t'u zhvilluar Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë në një afat të pacaktuar.

Vendimi është marrë nga UEFA pasi Juventusi dhe Reali i Madridit janë në karantinë. Ditën e djeshme një futbollist i Juventusit, mbrojtësi Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus.