Kosovë-Serbi, sot shanci i fundit
Thaçi: Presim raporte pozitive

Kosovë-Serbi, sot shanci i fundit<br />Thaçi: Presim raporte pozitive
BRUKSEL - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur takimin me delegacionin e Serbisë, të udhëhequr nga kryeministri Ivica Daçiç.

Fillimisht, Ashton është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipin e tij.  Pas takimeve bilaterale, pason takimi i përbashkët, ndërmjet dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë Bruksel raundin e nëntë të bisedimeve, në kuadër të përpjekjeve të cilësuara si shans i fundit, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ky takim vjen pas ftesës që iu bë të martën dy kryeministrave nga baronesha Ashton.

Zoti Thaçi, në hyrje të objektit ku zhvillohen takimet, u ka thënë gazetarëve se “kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektivë euro-atlantike për të dyja vendet tona dhe popujt tonë”.

Kjo marrëveshje nuk do të ishte vetëm në interesin e Kosovës, por edhe të Serbissë, Bashkimit Evropian dhe paqes dhe stabilitetit rajonal”.

“Shpresoj që Serbia do të reflektojë dhe do të punojë në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se duhet lënë prapa të kaluarën dhe duhet të shikohet kah e ardhmja.

Paraprakisht, nga Brukseli ishte bërë me dije se takimi do të zhvillohet vetëm nëse palët janë të gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes.

Prishtina zyrtare ka instistuar se nuk do të lëviz nga qëndrimet e saj të deritashme, duke kërkuar respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës.

Në anën tjetër, edhe Beogradi pohon se nuk do të zmbrapset nga pozicioni i deritashëm.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se përkundër presionit të “heshtur” nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes, Beogradi nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i tij që Prishtina të mos shtrijë autoritetin e saj gjithandej zonës veriore të Kosovës.

Mosmarrëveshjet kryesore që mbanin palët larg nënshkrimit të marrëveshjes deri më tash, kanë të bëjnë me kompetencat e asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

Serbia kishte kërkuar që përmes këtyre kompetencave të krijojë edhe një territor autonom politik në veri të banuar me shumicë serbe.

Por, Kosova kishte mbështetur draftin e baroneshës Ashton, ku zgjidhjet kërkoheshin mbi bazat e Pakos së Ahtisaarit, dispozitat e së cilës janë përfshirë edhe në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Takimi i sotëm është i nënti me radhë, prej se baronesha Ashton ka marrë vetë përsipër udhëheqjen e dialogut Prishtinë - Beograd, dhe e ka ngritur atë në nivelin më të lartë politik.

Marrëveshja e mundshme, vlerësohet si një shans për të hapur dyert e integrimeve evropiane për të dyja vendet.


(europaelire
/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset