Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Qemal Minxhozi dhe Ministri i Infrastrukturës në Republiken e Kosovës, Lutfi Zharku janë angazhuar për hapjen e rrugës që lidh Kukësin me Prizrenin.

Pas njoftimit të deputetit Namik Dokle se bora e madhe ka bllokuar disa fshatra në Kukës dhe se zhbllokimi nga Shqipëria do të vonohej ata morën masa të menjëhershme duke u angazhuar edhe vetë që ky problem të zgjidhet.
 
“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sot Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë”
, shkruan në profilin e tij në rrjetin social Facebook, deputeti Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle.

Ndërsa më vonë Dokle i ka dedikuar edhe një satus tjetër veprimit të ambasadorit kosovar. “Mirësia e një ambasadori...Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, jo vetëm që u interesua dhe u angazhua intensivisht për hapjen e rrugëve të zonës së Shishtavecit në drejtim të Prizrenit, por shkoi edhe vetë atje, mes njerëzve. Një shembull i shkëlqyer për interesimin ndaj shtetasve që përfaqeson. Një thirrje ndërgjegjeje për ata që nuk hapin as telefonat për njerëzit, të cilëve e kanë për detyrë t'u shërbejnë”, ka shkruar Dokle.

[gallery]20561[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com