/ATSH-Behlul Jashari/.-Kosova sikurse edhe vendet tjera të Ballkanit, në procesin e integrimit evropian, do të adresojë reforma konkrete, tha sot kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar tre shtyllat themelore.
"Reforma e administratës publike; Qeverisja ekonomike dhe në konkurrencën e tregut; Sundimi i ligjit dhe realizimi i të drejtave themelore të qytetarëve tanë. Këto janë ndër shtyllat me të cilat ne duhet të identifikohemi para Bashkimit Evropian", u shpreh kryeministri i Kosovës.
Kryeministri Mustafa mori pjesë sot pasdite në takimin e grupit të veçantë mbi Reformën e Administratës Publike, që ka zhvilluar punimet në 1 dhe 2 qershor.
Në këtë takim të organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, janë zhvilluar diskutime të nivelit të lartë politik lidhur me arritjet në reformën e administratës publike, ishte i pranishëm edhe drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet.
"Qeveria e Republikës së Kosovës synon të vazhdojë të ndërtojë administratë publike mbi parimet evropiane në shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve, të bazuar në vlera ku përqendrimi kryesor i yni do të jetë ngritja e efikasitetit të punës së saj dhe përmirësimi i shërbimeve të cilat i ofron kjo administratë. Prandaj, kemi vendosur që t'i qasemi me prioritet reformës së administratës", tha Mustafa.
Kjo reformë, vijoi ai, përbën një platformë, nga suksesi dhe rezultatet e së cilës varet zhvillimi ekonomik, varet zbatimi i politikave qeveritare në kontekst të gjerë, dhe sidomos ofrimi i shërbimeve cilësore qytetarëve të Republikës së Kosovës. "Kjo reformë ka qenë në vazhdimësi ndër prioritetet e Qeverisë dhe ka qenë si instrument kyç i përmirësimit të cilësisë së shërbimeve si ndaj qytetarëve po ashtu edhe ndaj bizneseve dhe një ndër instrumentet e procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian", tha kryeministri i Kosovës, Mustafa.
Kryeministri Mustafa në një konferencë shtypi pas pjesëmarrjes në takimin e Grupit të Veçantë mbi Reformën e Administratës Publike e ka vlerësuar lartë takimin përmbajtjesor me Paquet, duke bërë të ditur se është biseduar lidhur me procesin e reformave të administratës publike në Kosovë dhe për të arriturat e deritashme dhe objektivat e mëtutjeshme.
Mustafa po ashtu theksoi se Qeveria e ka axhendën e cila është aprovuar një ditë më parë, lidhur me veprimet të cilat do të ndërmerren në ndërkohë, për përplotësimin e detyrave në fushën e reformave të administratës publike.
"Mendojmë që këtë axhendë ta përmbyllim në shtator me shumicën e detyrave të cilat ne do t'i përmbushim. Kemi një përkrahje dhe një bashkërenditje të mirë me Komisionin Evropian dhe me njerëzit që sot ishin këtu së bashku me drejtorin për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet në bisedë me ne", theksoi kryeministri Mustafa.
Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian organizouan në Prishtinë diskutime dyditore të nivelit të lartë politik lidhur me arritjet në reformën e administratës publike. Hapja e sesionit të parë nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, u bë dje paradite.
Ndërsa, hapja e sesionit mbi prioritetet e Reformës në Administratën Publike u bë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet. Në një takim të Këshillit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike është theksuar se janë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, me të cilët do të bashkërenditen koha dhe procedurat e reformave të cilat do të përmbyllen në një periudhë shumë të afërt.
/Shqiptarja.com