-Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque-
PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën,  Louise La Rocque.
Presidentja Jahjaga me ambasadoren La Rocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Kanadaja i kanë dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit. Ambasadorja e Kanadasë zonja Louise LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Presidentja Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque vizituan  projektin e "Girls Coding Kosova, Open Data",  përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve./b.j//a.ke/