/ATSH/.- Një ekip i mjekëve nga Australia nën udhëheqjen e profesor, Paddy Dewan, nga dita e djeshme po kryejnë operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, ky ekip po ndihmon Kosovën nga viti 2010, duke operuar me dhjetëra fëmijë me anomali kongjenitale komplekse, të cilët nuk kishin mundësi më herët të operoheshin në këtë klinikë. Ekipi do të qëndrojë në Kosovë në vizitë 10 ditore, me qëllim të operimit të 29 fëmijëve me anomali të rënda të traktit urinarë dhe anomalive anorektale.
"Gjatë gjithë javës do të ketë diskutime lidhur me rastet që do të operohen para dhe pasdite ku do të marrin pjesë të gjithë mjekët rezidentë dhe specialistë të Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Pediatrisë, Radiologjisë dheAnestezionit, po ashtu,do të ketë edhe ligjërata me tema të ndryshme nga të gjitha këto fusha", thuhet në njoftim. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com