/ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar kryetarët e gjashtë komunave të rajonit të Gjilanit, tre me shumicë shqiptare e tre me shumicë serbe, me të cilët ka biseduar për problemet dhe kërkesat e tyre, si dhe për nevojat e përbashkëta për zhvillim.
Kryeministri Mustafa i njoftoi për hapat që do të ndërmerren nga qeveria e Kosovës për zhvillimin e ekonomik e social, investimet në infrastrukturë, në ambient, e në fusha të tjera.
Kru i qeverisë kosovare shprehu përkrahjen për këto komuna, duke theksuar se në bashkëpunim dhe në përputhje me mundësitë do të bëhen përpjekje maksimale për të shtyrë përpara axhendën e zhvillimit në këtë zonë.
Në këtë kontekst, sipas njoftimit dërguar mbrëmë nga Kryeministria, Mustafa i ka inkurajuar kryetarët që të koordinojnë projektet e tyre, pasi projektet janë shumë me efiçiente kur bëhen në koordinim ndërmjet komunave fqinje dhe se shumë projekte mund të prekin disa komuna, siç janë shtretërit e lumenjve apo infrastruktura rrugore, etj.
Kryetarët e komunave të rajonit të Gjilanit, shprehën pikëpamjet e tyre për prioritetet dhe çështjet kryesore, të cilat duhet të adresojnë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen e ofruar.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, të cilët bashkëbiseduan me kryetarët e komunave si dhe ofruan përkrahjen e tyre për avancimin e këtyre dy fushave shumë të rëndësishme.
Në takim ishin kryetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Ranillugut, Novobërdës dhe Parteshit.
Kosova ka 38 komuna, Mitrovica e Veriut është më e reja, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari - emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër - Novobërda, me zgjërimin e saj./k.s/
/Shqiptarja.com