/ATSH/.- Në Prishtinë u hap sot panairi i Edukimit, i cili ka për qëllim të kontribuojë në promovimin e fushës së edukimit në vend. Në këtë panair janë ekspozuar shumë institucione të ndryshme shkollore nga vendi, rajoni dhe Evropa, në mënyrë që t'u krijohet mundësia një numri të konsiderueshëm studentësh kosovarë që të zgjedhin institucionin ku do të studiojnë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për nxënësit dhe studentët në mënyrë që të shohin oferta dhe pastaj të kenë më të lehtë përzgjedhjen e tyre.
Po ashtu, për të përkrahur dhe motivuar sa më shumë studentët që të studiojnë jashtë vendit, Bajrami tha se për këtë vit do të japë 300 bursa për studime jashtë vendi.
Ndërsa, Antti Isoviita, drejtor i një universiteti të Finlandës "HAMK", tha se ai është këtu për të promovuar universitetin e tij, pasi studentët më të mirë që ky universitet ka në Finlandë janë nga Kosova.
Panairi është i hapur sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 18:00./Kosovapress/
/Shqiptarja.com