/ATSH-B.Jashari/.- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, është sot një nga 32 pikat e axhendës së seancës së Kuvendit të Kosovës.
Në draftin për plotësim ndryshimin e ligjit është parashikuar që të shtohen edhe tre ditë memoriale: 21 Maji- Dita e Malazezëve, 25 Qershori- Dita e Egjiptianëve dhe 25- Qershori, Dita e Kroatëve.
Një ndryshim pritet të bëhet edhe në nenin 4, ku për festat që bien të dielën do të pushohet në ditën pasardhëse të punës, por jo edhe për të shtunën, siç është deri tani.
Në "Neni 2 Festat zyrtare në Republikën e Kosovës", thuhet: " 2.1 Duke pasur parasysh respektimin e historisë, kulturës dhe të traditave, të popullit të Kosovës dhe të shtetasve të saj, festa zyrtare në Republikën e Kosovës janë: a) Viti i Ri-1 dhe 2 janari; b) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti; c) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli; d) Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji; e) Dita e Evropës, 9 Maji; 2 f) Bajrami i Madh, dita e parë; g) Bajrami i Vogël, dita e parë; h) Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor; i) Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar; j) Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve; k) Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve".
Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, poashtu, përcakton: "5.5 "Ditët memoriale janë: a) 28 Nëntori, dita e shqiptareve; b) 12 Qershori, dita e paqes; c) 6 Marsi, dita e Përkujtimit dhe e Respektit për Veteranet; 3 d) 23 Prilli, dita e turqve; e) 8 Prilli, dita e romeve; f) 15 Shkurti, dita e ashkalinjëve; g) 28 Shtatori, dita e boshnjakeve; h) 6 Maji, dita e goranëve. Ditët tjera memoriale përcaktohen nga Qeveria e Republikës se Kosovës në konsultim me Presidentin e Republikës së Kosovës, nga të cilat dy ditë në konsultim me komunitetin serb të Kosovës".
Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës është miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008.
Dekretimi i këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari - Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi para 7 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë. Regjistrimi tregonte se në Kosovë 92.93 % e banorëve janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë.
/Shqiptarja.com