Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për rizgjedhjen sot në Kuvendin e tetë të partisë.
"I uroj z. Isa Mustafa rizgjedhjen në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe shumë suksese në angazhimet tuaja!", ka shkruar Thaçi në 'Facebook'.
LDK është në koalicion qeverisës me PDK-në, por edhe partia e vetme që sipas rezultateve të pesë palë zgjedhjeve parlamentare në Kosovën e lirë mund të rikthehet e para pas tre palë zgjedhjeve të fitoreve së njëpasnjëshme të partisë së Thaçit.
Në Kuvendin e kaluar zgjedhor, të shtatin, të mbajtur në 7 nëntor 2010, kryetari i atëhershëm i komunës së Prishtinës, Mustafa, fitoi garën me kryetarin e partisë, Sejdiun - presidentin e parë të Kosovës së pavarur, që pasonte presidentin historik të Kosovës e Ibrahim Rugova - kryetarin e partisë që nga themelimi.
Në Kosovë nga qershori 1999, LDK ishte fituese në zgjedhjet e para dhe të dyta parlamentare, e pas shuarjes së Rugovës në 21 janarin 2006, në tre proceset tjera zgjedhore parlamentare doli parti e dytë. Pas zgjedhjeve të pesta në liri, të dytave në pavarësi, të 8 qershorit 2014, LDK në koalicion me partinë fituese, PDK-në, udhëheqë për herë të parë qeverinë e Kosovës, me kryeministër Mustafën, i cili është kryetari i tretë i partisë, pas të parit, Rugovës, dhe të dytit, Mustafës.
//atsh/