Gjyqtarët Hallunaj, Kadi, Medja dhe prokurori Muçi kalojnë "rrjetën" e Vetting-ut

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, gjyqtaren e Shkallës së Parë Tiranë, Brunilda Kadi, gjyqtarin e Administratives, Gentjan Medja si dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Hallunaj, Kadi, Medja dhe Muçi kalojnë Vettingun duke vazhduar kështu detyrën. Pas marrjes së vendimit ata janë shprehur se ndihen të vlerësuar.

Vendimi i parë u dha për Hallunajn, pas seancës dëgjimore që u zhvillua dje në KPK. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo), dha vendimin për Hallunajn, pasi zhvilloi hetimet në të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë. Vendimi i dytë u dha për gjyqtaren Brunilda Kadi, e më pas KPK konfirmoi Besnik Muçin. 

Në seancën e djeshme para KPK-së, rezultoi se Hallunaj nuk kishte problem me pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. KPK ngriti si shqetësim, pse gjyqtari kishte paraqitur një kontratë tjetër për blerjen e një apartamenti në vitin 2005. I vetmi “incident” profesional i dokumentuar nga KPK-ja ishte ankimimi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte bërë vendimit të Hallunajt për dhënien e pafajësisë për Arben Frrokun. Llalla ishte ankuar në KLD për Hallunajn, pasi sipas tij vendimi ishte i njëanshëm.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që u përball me procesin e Vettingut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Vettingu/ KPK merr vendimin, gjyqtari i Administratives Gentjan Medja rikonfirmohet në detyrë 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmohet në detyrë anëtarin e Gjykatës Administrative, Gentjan Medja.

Trupa gjykuese e KPK, Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli shqyrtoi dosjen e gjyqtarit Medja. Ai kaloi pozivisht kriterin e pasurisë, duke justifikuar burimin e të ardhurave. 

Ora 10:04
Prokurori Besnik Muçi kalon Vettingun: I kam shërbyer vendit tim

KPK ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj,  Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici vendosi konfirmimin në detyrë të Muçit pas seancës dëgjimore të 30 korrikut. Sipas raportit të ILDKP-së, prokurori Muçi kishte bërë deklarim të saktë pasurie dhe pa fshehje.

Besnik Muçi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që ka qenë ish-kandidat për kryeprokuror të Përgjithshëm 
Prokurori Muçi pas dhënies së vendimit nga KPK-ja u shpreh i emocionuar para gazetarëve. Ai tha se sot është një prokuror i vendit, i rivlerësuar nga një proces i vështirë siç është Vettingu.

Procesi shumë i vështirë, të krijon gjendje të vështirë emocionale. Na janë dashur të sjellim dokumente të para shumë viteve. Sot unë jam një prokuror, pavarësisht Vettingut. Unë gjatë gjithë karrierës kur është dashur kam marr përgjegjësi publike. Një rivlerësim i tillë, një reflektim i tillë shërben për të qenë më koshient. Edhe për një gazetar ndoshta. Unë i kam shërbyer shtetit tim.

Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda

 

Ora 09:19
KPK jep vendimin, Brunilda Kadi kalon Vettingun

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Brunilda Kadi. Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Lulzim Hamiti, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, pas seancës dëgjimore të 30 korrikut vendosi të konfirmojë në detyrë Kadin, pasi ka rezultuar nga verifikimet e KPK-së, e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Kadi u hetua me përparësi nga KPK-ja pasi ishte kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas hetimit në të trija shtyllat e verifikimit, pastërti figure, aftësi profesionale dhe deklarim pasurie, Kadi rezultoi e pastër. DSIK nga ana tjetër, gjithashtu specifikoi se Kadi ishte e përshtatshme për detyrën.
Pas përfundimit të seancës dhe marrjes së vendimit, Kadi u shpreh: "E ndjej veten të vlerësuar për punën që kam bërë"

I vetmi denoncim për gjyqtaren Brunilda Kadi, është ai i një biznesmeni spanjoll i cili pretendon se gjyqtarja ka kryer shkelje pasi ka dërguar dokumentet në adresën e gabuar në Madrid dhe komunikimi nuk ishte bërë me autoritetet spanjolle, siç përcakton Konventa e Hagës. Këtë çështje, KPK vendosi ta transferojë në gjykatë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refati: 01/08/2018 20:19

    Ore jeni ne terezi o njerez. Kta duhet te gjithe te shkarkohen dhe me pas te hetohen per korrupsion. Asnjeri nuk eshte i paster sepse ka qene sistemi i tille dhe po te ishin te paster nuk do mbijetonin dot. Eshte nje llogjike e thjeshte, te mos themi pastaj miku i ps apo pd apo lsi. Kta duhet te gjithe ne burg te mesojne te tjeret.

    Përgjigju
  • Tori: 01/08/2018 09:56

    Hallunaj, gjyqtar tepër korrekt. Ka dhën sa e sa dënime të rënda për kriminelet. Urime zotëri.

    Përgjigju
    • Robshi: 01/08/2018 21:27

      E paske kushuri me duket hahaha

    • Fredi: 01/08/2018 13:53

      Cfare produkti o Tori? Gjurmet e faktorit te qitjes ne roba qe ju ekzaminuan ne greqi? Deshmitari okular? Prova per distancen dhe kohen e kryer me dy makina, apo motivi i vrasjes? Lidhjet familjare te ketij gjyqtari ne shkoder me te majten dihen, apo dhe per kete po genjej? Do emra dhe pozicione pune? Arsyen perse e liroi dihet, marreveshja qe bene me Mark Frrokun per te heshtur dhe pergenjeshtruar ne ceshtjen Doshi. I dhane kohe te arratisej Arben Frrokut dhe gjykata e apelit i dha te perjetshem. Nese do te duhej veting atehere te gjithe njelloj, nese jo, atehere le te vazhdojne farsen dhe kapjen. Pak me intereson, por mos e beni te zezen te bardhe.

    • Tori: 01/08/2018 12:32

      Fred me sa di un ka qën një produkt që ky gjyqtar duheshe ta jepte këtë vendim. Kjo është bindja ime.

    • Fredi: 01/08/2018 10:38

      Liroi Arben Frrokun apo harrove?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU