KQZ rrëzon kërkesën e LSI për
rishqyrtimin e votave në Kukës
PS ankimon rezultatin e Lezhës/PDF

KQZ rrëzon kërkesën e LSI për<br />rishqyrtimin e votave në Kukës<br />PS ankimon rezultatin e Lezhës/PDF
TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor rrëzon me 4 vota kërkesën e LSI-së për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 15 Qendra votimi në qarkun e Kukësit.

KQZ rrëzoi edhe ankimimin Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, e cila gjithashtu,  kundërshtonte vendimet e tabelave të rezultateve të disa KZAZ-ve në qarkun e Kukësit. KQZ la në fuqi vendimin e KQZ-së për rezultatin e këtij qarku, sipas të cilit 3 mandate janë fituar nga koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", dhe 1 mandat koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane

Vendimi u mor nga 4 anëtarët, ndërkohë që në fillim të mbledhjes PS e LSI këmbëngulën se shqyrtimi i ankimimit nuk mund të bëhej pasi KQZ nuk kishte kuorumin e duhur për të marrë vendim.
LSI kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 15 QV në KZAZ nr 9 pasi deklaronte se kishte mospërputhje të rezultateve të tabelave elektronike dhe grupeve të numërimit. 
 
DEBATI
“Vendimi për marrjen në shqyrtim të ankimimit nuk është i ligjshëm”- tha Muho. Nga ana e saj kryetarja e KQZ-së tha “Ne i kemi hyrë këtij shqyrtimi”. “Po përpiqesh të na tërheqesh në një proces të parregullt ligjor”- replikoi Muho duke shtuar se në respekt të publikut do të lexonte kërkesën e ankimimit.

Më pas nisi shqyrtimi i ankimimit.

“Mes asaj ç'ka shfaqet në monitor dhe asaj që është shfaqur tabelat e grupeve të numërimit ka ndryshim. Janë harxhuar miliona euro për transparencën e numërimit të votave. Nëse do të bëhet rinumërim i votave do të kemi një rezultat të mandateve 2-2. Shikoni materialin filmik që na keni dhënë. Mbi bazën e kësaj bëni verifikimet.”- tha Muho.

Sipas anëtarëve të KQZ-së Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj filmimet nuk janë përbëjnë prova zgjedhore. Nga ana e saj Shtjefni tha se "në proces verbale nuk shënohet që ka mospërputhje".

Relatori i kësaj çështje, anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj tha se edhe kërkesa ankimore e LSI-së, që kundërshton vendimin e ZAZ-së nr. 9 në Kukës, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të votave në 15 qendra votimi, nuk ka sjellë prova që mund të na çojnë Komisionin në kontestimin e rezultatit në këtë zonë zgjedhore.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ilirjan Muho kërkoi të merren si provë materialet filmike që vetë KQZ i ka vënë në dispozicion dhe “ku qartësisht është e dukshme diferenca mes votave që shfaqen në monitor për subjektet në koalicionin e djathtë me atë të tabelave të grupeve të numërimit. Materialet filmike të konsderohen si provë materiale. Kjo diferencën ndikon në ndarjen e madateve dhe ka një diferencë minimnale prej 15 votash”- thotë Muho.

SHTJEFNI: S"JEMI PERGJEGJES PER ANETARET E MUNGUAR, PS: PROCES I PARREGULLT
Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi,  gjykoi se “kërkesat, nga pikëpamja formale, janë të dyja të rregullta dhe sot jemi në fazën e shqyrtimit të këtyre dy ankesave.”
“S’jemi përgjegjës për mungesën e anëtarëve të tjerë. Shqyrtimi është i ndarë nga vendimmarrja. Kuorumi është i mjaftueshëm për të proceduar me shqyrtimin.”- deklaroi anëtarja e KQZ Vera Shtjefni.

Nga ana e tij Genc Gjoncaj përfaqësuesi ligjor i PS-së tha se KQZ nuk duhej të niste shqyrtimin. "Nuk duhej të niste shqyrtimi nga KQZ.  Jemi në pozita të vështita proceduriale. Jemi në proces por nuk do marrim pejsë për të paraqitur prova në këtë seancë”- tha Gjonçaj

MUHO: TE VERIFIKOHET KUORUMI
Më përpara përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirjan Muho kërkoi paraprakisht që për shqyrtimin e ankimimit për Kukësin, të verifikohej kuorimi për shqyrtimin e këtyre ankesave. "Që mbledhja të jetë e vlefshme duhet të jenë 5 anëtarë në tavolinë,"- tha ai. - "Ju pretendoni të filloni shqyrtimin me dy anëtarë dhe atëherë kur do merrni vendimin e ju duhen pesë, do të thoni “Ejani të marrin edhe ndonjë tjetër”. Kjo është shkelje e ligjit, sepse nuk mund të nisë procesi i cunguar." 

Në fjalën e tij, Muho u mbështet edhe nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj. Muho u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, i cili tha se "Shqyrtimi është i rregullt, sepse neni 5 kërkon disa lloje vendimarrjesh me përjashtim të disa rasteve." Por, përfaqësuesi i LSI-së, edhe pas debateve me të ku u cituan nene të ndryshme të Kodit, këmbënguli: "Përsa kohë vlefshmëria e mbledhjes është e lidhur edhe me procesin vendimarrës, atëherë kjo mbledhje nuk duhet të fillojë."

MBLEDHJA E SHTYRE, ISHTE PARASHIKUAR TE  MBAHEJ TE SHTUNEN E KALUAR
Mbledhja ishte parashikuar të niste të shtunën por u shty pasi njëri prej 4 anëtarëve mungonte për arsye familjare. KQZ-ja në këtë rast shkel edhe ligjin zgjedhor për respektin e afatit prej 48 orësh të shqyrtimit të kërkesës ankimore nga momenti i relatimit të tij në KQZ.   Kodi Zgjedhor kërkon shumicë të cilësuar për hapjen e mbledhjes në rastet e shqyrtimit të kërkesave ankimore, ndërkohë që aktualisht KQZ është me 4 anëtarë.

PS DEPOZITON ANKIMIMIN PER LEZHEN 
Po kështu Partia Socialiste depozitoi në KQZ kërkesën ankimore për tabelën përmbledhëse të qarkut Lezhë.

Rezultati i miratuar nga KQZ pak ditë më parë ndryshoi numrin e mandateve sipas koalicioneve, duke i kaluar një mandat koalicionit të djathtë që siguroi 4 mandate, ndërsa koalicioni i majtë mori 3 mandate. PS do të ankimojë mënyrën sesi tabela përmbledhëse e këtij qarku u miratua nga KQZ-ja, duke përfshirë të dhënat e sistemit elektronik, si  dhe qendra të tjera në këtë qark.

RREZON DHE ANKIMIMIN PER REZULTANIN E VLORES
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rrëzoi sot  kërkesat ankimore të tre partive që kundërshtojnë rezultatin e votimit në qarkun e Vlorës, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për këtë zonë zgjedhore.  Me katër votat e anëtarëve të pranishëm KQZ nuk pranoi ankesën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, atë të Partisë Popullore Kristiandemokrate dhe të Partisë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, që  kërkojnë  rivlerësim dhe rinumërim të votave në disa nga ZAZ-të e këtij qarku.
     Pas hetimit administrativ, relatori i çështjes, anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, tha se subjektet e mësipërme  nuk zotërojnë prova dhe fakte për të kontestuar tabelën e rezultateve në Vlorë dhe si të tilla nuk mund të pranohen nga KQZ.  Vendimi i marrë më 3 korrik nga KQZ për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Vlorë përcakton këtë ndarje të mandateve sipas koalicioneve: 8 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 4 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre