TIRANË- Përurimi i shtatores së Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik. Në një kohë kur nuk ka një fotografi si edhe në dorëshkrime që japin versione të ndryshme mbi dukjen e heroit kombëtarë, është marrë si e mirëqenë versioni i Odhise Paskali. 

Skulptori Sinan Alija dhe ideatori Nue Oroshi thanë se versioni në Prizren është origjinali, por njerëzit nuk e pëlqejnë se janë mësuar me kopje. Megjithatë, le t'i hedhim një sy skulpturave të heroit tonë kombëtar në botë.

Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968) 

Shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë nga skulptori Janaq Paço, në vitin 2003

Busti i Skënderbeut në Gjenevë, i përuruar më 1 nëntor 1997, realizuar nga Odhise Paskali

Skulptura e Skënderbeut në Londër më 28 nëntor 2012, vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku

Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris

 Statuja e Skënderbeut në Romë

Skulptura e realizuar nga Sinan Alija, Prizren 28 nëntor 2020

Kjo figurë historike ka vend mjaft të rëndësishëm në librat e historisë shqiptare dhe botërore, por edhe në art, në letërsi, artet vizuale, muzikë e kinematografi. E ndërsa në letërsi shkrimtarët shfrytëzojnë dokumentat historike e fantazinë e tyre, artistët pamorë kanë pak burime autentike të kohës. Portreti më i hershëm i Skënderbeut  supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466. Ndërsa e para sklupturë me imazhin e tij ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917) dhe më pas bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës. Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968). Monumenti i Skënderbeut në Krujë (1959). Monumenti në Prishtinë, vepër e skulptorit Janaq Paço (2003).Shtatorjai në Dibër, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela (2009). Buste të Gjergj Kastriotit ngrihen edhe në qytetin e Tuzit, Preshevës, Burrelit. Monumente të kësaj figure ikonë ngrihen edhe në Shkup, vepër e skulptorit Thoma Thomai (2006). Busti i Skënderbeut, në Kukës (1939). Monumenti në sheshin Albania të Romës, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1940). Monumenti në Bruksel, Belgjikë (1968). Bustit në Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencës në Kalabri. Busti në Civita të Italisë (2008). Përmendorja në Miçigan të SHBA (2006). Busti në qytetin Fermo, Ankona (2007), busti në San Cosmo Albanese (2010). Bustet e Heroit tonë Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, Zvicër,buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit etj. Një nga këto monumente shqiptarët e kanë edhe në pasaportat e tyre biometrike.